Aborti – Disa hapa që ndiqen në praktikë…

 

Aborti është kur përfundon  një shtatzëni duke mos rezultuar në lindjen e një fëmije. Ndonjëherë quhet ‘ndërprerje e shtatzënisë’.

BPAS( Shërbimi Këshillues mbi Shtatëzanine Britanik) kujdeset për gratë me një shtatzëni të paplanifikuar ose të padëshiruar. Ne trajtojmë mijëra gra që kanë vendosur që aborti është zgjedhja e duhur për to, dhe u japim këshilla dhe këshillime grave që nuk dinë sit ë veprojnë më tej.

Ekzistojnë dy lloje të trajtimit të abortit, aborti ‘Mjekësor’ dhe ‘Kirurgjikal’:

 

Pilula e abortit (e njohur edhe si abort i hershëm mjekësor) deri në 10 javë

  • Përfshin marrjen e ilaçeve për të shkaktuar një abort të hershëm (gratë përjetojnë krampe, dhimbje dhe gjakderdhje të rëndë).
  • Pa operacion ose përdorim anestetikësh.

 

Pilula e abortit nga 10 javë deri në 24 javë

  • Përfshin marrjen e ilaçeve për të shkaktuar kontraktimin e mitrës dhe për të shtyrë shtatëzënësinë.
  • Nevojiten 2 vizita në klinikë.
  • Ndonjëherë një qëndrim gjatë natës është i nevojshëm në vizitën e 2-të.

 

  1. Aborti kirurgjikal

Aborti kirurgjikal përfshin një operacion të shpejtë dhe të vogël. Ekzistojnë dy lloje të abortit kirurgjikal:

Aspirimi me vakum -deri në 15 javë

  • Heq shtatzëninë me thithje të butë.
  • Deri në 14 javë të shtatzënisë kjo mund të bëhet me anestetik lokal. Koha më e shpejtë e shërimit për këtë opsion do të thotë që ju mund të lini klinikën pa mbikëqyrje dhe të përdorni makinën më shpejt.
  • Deri në 15 javë mund të bëhet me sedacion (i relaksuar dhe i përgjumur).
  • Një vizitë në klinikë dhe shkoni në shtëpi të njëjtën ditë.

 

Zgjerimi dhe tërheqja- midis 15 dhe 24 javësh

  • Kryhet me anestetik të përgjithshëm.
  • Shtatzënia hiqet duke përdorur pincë të ngushta të kaluara përmes qafës së mitrës dhe një thithje të butë.
  • Një vizitë në klinikë dhe shkoni në shtëpi të njëjtën ditë.

 

 

NENSI XHAXHO

Dr. Ardi Prushi

No Comments

Post A Comment