
05 Nën Intimacy – efektshmeria dhënë nga ju! Studim.
Mendova të analizoj përshtypjet e përdorueseve të “Intimacy by Dr. Ardi” nëpërmjet një pyetësori studimor, ku të mund të shikojmë efektshmëritë shëndetësore in primis dhe më pas të aspektit të funksionalitetit dhe komoditetit në përdorimin e “Intimacy by Dr. Ardi”.
Sigurisht, për të kryer një studim të tillë, duhet marrë një numër minimal prej 100 përdoruesish që të dhënat të kenë një vlerë statistikore të kënaqshme dhe sa më pranë realitetit.
Formulari së fundi arriti numrin prej 100 përdoruesish dhe për këtë arsye më poshtë do publikoj të dhënat ashtu sic janë, duke bërë dhe interpretimin tim mjeksor.
P.S – numri I përdoruesve është rreth 3 herë më I lartë sesa numri i plotësuar I pyetësorit, por për arsye pamundësie nuk u arritën të kontaktohen të gjithë përdoruesit. Sigurisht mundet dhe disa mos t’a kenë plotësuar fare pyëtësorin.
Po filloj me të dhënat mbi efektshmërinë shëndetësore të Intimacy:
1)
Qëllimi I këtyre 2 pyetjeve është marrja e informacionit mbi hipersensibilitetin ndaj përbërësve të “Intimacy by Dr. Ardi”. Qartësisht shikohet se vetëm në 2% (2 persona) një prej lëndëve të “Intimacy by Dr. Ardi” ka dhënë irritime. Konkretisht, tek të 2 përdorueset irritimet kanë qënë të tipit të krruarjes dhe djegies, cka përkon me hipersensibilitetin autonom ndaj njërës prej lëndëve të “Intimacy by Dr. Ardi”. Të dyja këto probleme u adresuan nga ana ime dhe u rekomandua ndërprerja e produktit.
*Njëra nga dy përdorueset referoi se në fakt e njëjta gjë I ka ndodhur dhe me larës intimo të tjerë por gjithashtu dhe nga përdorimi I kremrave, pomadave apo make-up që përdor gjatë rutinës ditore të lëkurës, cka qartësisht tregon një lëkurë hipersensibël ndaj produkteve të kozmetikës dhe higjienës intime.
2)
Pyetja mësipër është pyetja më interesante dhe domethënëse e këtij pyetësori.
68 përdoruese kanë pasur shqetësime vulvo-vaginale përpara përdorimit të “Intimacy by Dr. Ardi” dhe në 94.1% të tyre, pra saktësisht në 64 përdoruese këto simptoma janë përmirësuar pas përdorimit të “Intimacy by Dr. Ardi” dhe në 4 prej tyre, nuk ka ndikuar përdorimi I “Intimacy by Dr. Ardi”.
Në 48 prej tyre ka përmirësuar krruarjet, në 23 prej tyre djegiet dhe në 12 prej tyre “Intimacy by Dr. Ardi” ka përmirësuar skuqjet vulvare.
Shihet pra konkretisht se në 94% të përdorueseve efekti I përmirësimit të simptomatikës irrituese vulvo-vaginale është tepër I mirë.
Sigurisht, unë si mjek do ju rekomandoja konsultën mjeksore dhe më pas përdorimin e “Intimacy by Dr. Ardi” si linjë të parë trajtimi.
3)
Sigurisht sekrecionet vaginale janë pjesë e fiziologjisë vaginale. Lubrifikimi por dhe vetëpastrimi vaginal formësohet nëpërmjet tyre.
Sekrecionet vaginale sigurisht varen dhe nga ditët e ciklit por zakonisht konsiderohen normale ato që janë transparente në të bardhë, viskoze dhe me aromën karakteristike.
Pas përdorimit të “Intimacy by Dr. Ardi” 59.1% e përdorueseve referojnë se I kanë ndryshuar sekrecionet vaginale dhe 76.1% e tyre referojnë se I kanë ndryshuar për mirë, nderkohë 40.9% e tyre nuk kanë pasur ndryshime në sekrecione.
23.9% referojnë se ndryshimi I sekrecioneve ka qënë normal.
4)
Sikurse shihet në këto 2 grafikë, në 70.5% sekrecionet kanë ndryshuar duke u kthyer në transparente pa aromë dhe në 29.5% në sekrecione të bardha, viskoze dhe pa aromë. Pra, në total ndryshimi ka qënë pozitiv tek 61 përdoruese që I janë përgjigjur kësaj pyetje.
Gjithashtu pas përdorimit të “Intimacy by Dr. Ardi” vetëm 9.2% nga 98 përgjigje kanë pasur tharje vaginale. Pra, numër tepër I ulët statistikisht
5)
Së fundmi, 99/100 përdoruese e rekomandojnë “Intimacy by Dr. Ardi” tek familjaret dhe mikeshat e tyre.
93/99 përdoruese do ta kenë “Intimacy by Dr. Ardi” aksesorin intimo të përmuajshëm!
“Intimacy by Dr. Ardi” – tashmë garanci e ofruar nga përdorueset!
Kontaktoni direkt në whatsapp, në ikonën poshtë-djathtas në këtë faqe, për të marrë “Intimacy by Dr. Ardi” menjëherë!
Mëposhtë, bashkangjitur përshtypjet e përdorueseve!
No Comments