Skip to content Skip to footer

Condyloma Acuminata (Lythat): FemiLift – Pixel CO2, Pse?

V.O – ky postim ka qëllim ekskluzivisht mjekësor. Po ju njoftoj se disa imazhe mund të jenë sensitive për ju e kështu mos vazhdoni mëtej nëse keni sensitivitet ndaj lezioneve mjekësore. 

Kondiloma Akuminata përkon me disa formacione të ngritura në lëkurën anogjenitale, ato të cilat I njohim në zhargon si lytha. Formacionet kondilomatoze krijohen nga infektimi me HPV (virusi I papilomës njerëzore), virus ky I tipit AND që në mënyrë parësore e klasike përhapet nëpërmjet kontaktit seksual. Gjenotipet më të shpeshta që krijojnë këto lezione janë HPV 6 dhe 11. Mosha, stili I jetës dhe praktika seksuale luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e kondilomave akuminata.
Vendndodhjet më të shpeshta të tyre janë në vulvë, perineum, anus si dhe tek meshkujt përgjatë trupit penil dhe në hapjen uretrale të penisit. Më rrallë condylomat gjenden në cervix (qafa e mitrës) apo brënda në vaginë. Pozicionim tjetër tipik I tyre tek femrat është ne hyrjen e vaginës përreth karunkulave himenale.
Femrat me condyloma acuminata janë në një risk teorik më të lartë të zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës e për këtë ndaj kërkohet kryerja e egzaminimeve rutinë tek mjeku gjinekolog.
Gjatë zhvillimeve mjekësore shkencore shumë preparate janë përdorur për trajtimit e condyloma acuminata, teknika të kirurgjisë klasike me bisturi të ftohtë dhe të elektrobisturisë gjithashtu janë përdorur mëparë duke dhënë rezultate të mira por me nje shkalle kosto-efektiviteti jo krejt të favorshëm për pacientin, duke marrë parasysh këtu se kirurgji të tilla kërkojnë salla operatore tipike e duke pasur parasysh gjithashtu aspektin fiziologjik të cikatricizimit apo të dhimbjes të mëpasshme sot këto metoda thuajse janë braktisur me hyrjen e teknologjisë Femilift – Pixel CO2.
Terapitë medikale kërkojnë një kujdes të vecantë nga pacienti pasi demtohen e digjen indet perreth, kane ndjesi më të madhe të dhimbjes si dhe kërkojnë sipërfaqe dhe sasi të vogla të lezioneve.
Në përgjithësi norma e kurimit me format klasike janë të ulta, duke pasur një incidencë të përsëritjes 3-12 muaj deri ne 70% (Jablonska 1998, Yanofski et al. 2012). Në mënyrë parësore kjo lidhet me thjesht heqjen sipërfaqësore të lythave nga këto teknika ndërkohë që virusi qëndron në fazë latente në shtresën epiteliale.

Qëllimi i kësaj teme sot është trajtimi me teknologjinë më të fundit, FemiLift – Pixel CO2 dhe informacion më I plotë mbi HPV dhe Condyloma Acuminata është trajtuar në këtë link https://www.drardi.com/high-medium-apo-low-risk-hpv-eshte-rrezik/

 

Terapitë laser CO2 janë treguar eficente dhe të sigurta e me një normë rekurence tepër të ulët krahasuar me metodat e tjera (Ferenczy 1983; Perisic et al 2004; Azizjalali et al 2012).
Terapia laser CO2 është treguar habitshmërisht tepër efikase në uljen e rekurencave (përsëritjeve) sidomos në paciente me lezione të zgjeruara ku terapitë klasike nuk kanë pasur rezultat (Shi H et al. 2013).

 

Teknologjia:
FemiLift Pixel CO 2 me sondën e saj LiteScan ofron precision të lartë dhe ablacion indor char-free (pa efekte karbonizuese indore) me vaporizim indoor shtresë pas shtresë duke efektuar kështu krejt pak demtimin e indeve përreth.

Case Report 1:
Mosha: 22 vjec
Ankesat: Ka që në Janar që I kanë dalë disa formacione si lytha në zonën ano-genitale. Referon gjithashtu për prurit anal.
Vizita Vaginale: Vulva me 2 condyloma të vogla lateraled extra. Në zonën perineale vihen re formacione të shumta condylomatoze acuminata. Vagina me sekrecione të shtuara në ngjyrë të verdhë-jeshile.
Gjinia: Femër
Anestezia: Topikal Pomadë Lidokainë & Spray.
Aplikimi: LiteScan Surgical, me fuqi 10 Ëatt.
Numri I seancave: 2 (12.06.2023 dhe 23.06.2023)
Profilaksi: Antibiotik pomadë për 7 ditë + Intimacy ëasher për efekte antimikrobike profilaktike si dhe Intimacy Gel për regjenerimin e shpejtë të plagës.
Ndjekja: Rikontroll pas 10 ditësh + kryerja e Seancës së dytë.

Egzaminimi objektiv para procedurës                                   Rigjenerimi vaginal pas 2 seancash (nuk shihen më
                                                                                               Condyloma Acuminata)  

Case Report 2:
Mosha: 21 vjec
Ankesat: Rezulton pas një vizite të kryer diku tjetër me Condyloma Acuminata Vulvare, Perineale e Perianale.
Vizita Vaginale: Evidentohen formacione të shumta kondilomatoze në zonën vulvare, himenale, perineale dhe perianale. Pacientja virgo Intakt.
Gjinia: Femër
Anestezia: Topikal Pomadë Lidokainë & Spray.
Aplikimi: LiteScan Surgical, me fuqi 10 Ëatt.
Numri I seancave: 3 (29.04.2023, 22.05.2023, 05.06.2023).
Profilaksi: Antibiotik pomadë për 7 ditë + Intimacy ëasher për efekte antimikrobike profilaktike si dhe Intimacy Gel për regjenerimin e shpejtë të plagës.
Ndjekja: Rikontroll pas 10 ditësh + kryerja e Seancës së dytë + Rikontroll pas 10 ditësh + kryerja e Seancës së tretë.

Egzaminimi objektiv para procedurës                                     Rigjenerimi vaginal pas 3 seancash (nuk shihen më
                                                                                                 Condyloma Acuminata)

 

Video Ilustruese

 

Kam paraqitur këtu dy rastet më të avancuara në trajtimin e kondilomave me rezultate të shkëlqyera.
Pacientet referojnë 10/10 mbi efektivitetin e procedurës, komoditetit të saj post-trajtim, dhimbje minimale gjatë procedurës dhe kosto-efektivitet krejt të favorshëm për to.

Jam krejt i lumtur dhe komod duke falenderuar Kohav Clinic e cila mundësoi këtë teknologji tepër innovative duku ju ardhur në ndihmë.
Përbën një procedurë krejt avantgard në rezultatet e saj, kryerjen e saj në kushte ambulatore me zero minuta hospitalizimi post-procedurë.

Dr. Ardi PRUSHI

 

Leave a comment