Covid-19 dhe shtatzënia – Pyetje të shpeshta

1: Sa e rrezikuar jam të prekem nga COVID-19 gjatë shtatzanisë?

Studimet tregojnë se gratë shtatzëna nuk kanë ndonjë risk të shtuar për t’u prekur nga COVID-19 krahasuar me një individ tjetër adult. Gati 2/3 e grave shtatzëna të prekura nga COVID-19 nuk shfaqin asnjë simptomë klinike. Gratë që kanë simptoma i kanë ato në format e lehta ose në formë gripi të zakonshëm. Megjithatë, një numër i vogël i grave shtatzëna mund të sëmuren ne format më të rënda. Gratë shtatzëna të prekura nga COVID-19 kanë një risk më të shtuar për të shfaqur rëndim të simptomave krahasuar me gratë që nuk janë shtatzënë, sidomos në trimestrin e tretë. Si rrjedhojë ato hyjnë në listat e personave me risk të lartë.

Disa këshilla esenciale për gratë shtatzëna në pandemi:

  • Ndiqni rregulloret për distancimin social dhe përdorimin e duhur të maskave mbrojtëse.
  • Qëndroni në lëvizje dhe të hidratuara për të ulur riskun e trombozave në shtatzani.
  • Bëni aktivitet fizik dhe mbani një diete të balancuar.
  • Përdorni suplemente me përmbajtje acidi folik dhe vitamine D për të suportuar një shtatzani të shë
  • Kryeni takime të rregullta me mjekun.
  • Kontakto stafin mjeksor i cili është duke ju ndjekur në shtatzani për çdo problem që mund të keni.

 

2: Çfarë të bëj nëse shfaq simptoma të COVID-19?

Simptomat kryesore të COVID-19 janë temperatura e lartë, kollë e thatë e vazhdueshme, humbje ose ndryshim i të nuhaturit dhe të shijuarit (anosmia) etj. Nëse ju shfaqni ndonjë nga këto simptoma, drejtohuni sa më parë tek mjeku i familjes ose pranë instancave përkatëse. Gjithashtu njoftoni edhe mjekun i cili po ndjek shtatzaninë tuaj.

 

3: Çfarë efekti do të ketë në bebin tim nësë diagnostikohem me COVID-19?

Studimet aktuale thonë se nëse ju infektoheni me COVID-19, shancet që ai të krijojë probleme për zhvillimin e bebit tuaj janë të ulëta. Nuk është raportuar asnjë problem i tillë deri më tani.

Gjithashtu nuk ka të dhëna që infektimi me COVID-19 në shtatzaninë e hershme mund të shkaktojë abort spontan.

Transmetimi i COVID-19 nga nëna tek bebi gjatë shtatzanisë dhe lindjes është jo i zakonshëm. Fakti nëse bebi infektohet ose jo me COVID-19 nuk influencohet nga mënyra e lindjes, lloji i ushqyerjes ose fakti nëse nëna qëndron ose jo me bebin. Gjithashtu duhet të theksohet fakti se në shumicën e rasteve të infektimit me COVID-19 të të sapolindurve, ata janë shëruar pa komplikacione.

Megjithatë duhet të themi se sipas studimeve ekziston një risk 2 deri në 3 herë më i lartë për lindje premature për gratë shtatzëna të cilat sëmuren rëndë me COVID-19.

 

4: Përse gratë shtatzëna bëjnë pjesë në grupin me risk të lartë?

Gratë shtatzëna bëjnë pjesë në grupin me risk të lartë për shkak se në një përqindje e vogël e tyre shtatzania mund të alterojë mënyrën sesi trupi përballon infeksionet e rënda virale. Siç thamë, risku më i rritur për rëndimin e simptomave të COVID-19 është gjatë trimestrit të tretë (java 28 e tutje e shtatzanisë).

 

5: A duhet të vaksinohem?

Të gjitha gratë shtatzëna janë të inkurajuara të bëjnë vaksinën kundër COVID-19, e cila është e sigurtë në çdo fazë të shtatzanisë.

 

6: A mund të planifikoj një shtatzani gjatë pandemisë së COVID-19?

Kjo është një zgjedhje personale.

 

Përshtati: Ines Mustafaj

Dr. Ardi Prushi

No Comments

Post A Comment