Diabeti Mellitus Gestacional – A jam në rrezik?

Diabeti i shtatzënisë është niveli i lartë i  sheqerit i  në gjak (glukozë) që zhvillohet gjatë shtatzënisë dhe zakonisht zhduket pas lindjes.

Mund të ndodhë në çdo fazë të shtatzënisë, por është më e zakonshme në tremujorin e dytë ose të tretë.

Ndodh kur trupi juaj nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë – një hormon që ndihmon në kontrollimin e niveleve të sheqerit në gjak – për t’ju përshtatur nevojave tuaja shtesë në shtatzëni.

Diabeti i shtatzënisë mund të shkaktojë probleme për ju dhe fëmijën tuaj gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes. Por rreziqet mund të zvogëlohen nëse  zbulohet herët dhe menaxhohet mirë.

 Kush është e rrezikuar nga diabeti gestacional?

Çdo grua mund të zhvillojë diabet gestacional gjatë shtatzënisë, por  rreziku rritet në rast se:

  • indeksi i masës trupore (BMI) është mbi 30
  • keni pasur më parë një fëmijë që peshonte 4,5 kg ose më shumë gjatë lindjes
  • keni pasur diabet gestacional në një shtatzëni të mëparshme
  • 1 nga prindërit ose vëllezërit apo motrat tuaj kanë diabet
  • jeni me origjinë nga Azia Jugore, Afrikano-Karaibien ose Lindja e Mesme (edhe nëse keni lindur në Mbretërinë e Bashkuar)

Nëse  keni ndonjë nga këta faktorë,  duhet t’ju ofrohet depistimi për diabet gestacional gjatë shtatzënisë.

Simptomat e diabetit gestacional

Diabeti i shtatzënisë zakonisht nuk shkakton ndonjë simptomë. Shumica e rasteve zbulohen vetëm kur nivelet e sheqerit në gjak testohen gjatë screening për diabet gestacional.

Disa gra mund të zhvillojnë simptoma nëse nivelet e sheqerit në gjak bëhen shumë të larta (hiperglicemia), të tilla si:

  • etje e shtuar
  • nevoja për të urinuar më shpesh se zakonisht
  • një gojë të thatë
  • lodhje

Por disa nga këto simptoma janë të zakonshme gjatë shtatzënisë dhe nuk janë domosdoshmërisht një shenjë e diabetit gestacional. Flisni me maminë ose mjekun tuaj nëse shqetësoheni për ndonjë simptomë që po përjetoni.

Si  mund të ndikojë diabeti gestacional në shtatzëninë tuaj:

Shumica e grave me diabet gestacional kanë një shtatzëni normale me foshnje të shëndetshme.

Sidoqoftë, diabeti gestacional mund të shkaktojë probleme të tilla si:

  • foshnja juaj rritet me përmasa më të mëdha se zakonisht – kjo mund të çojë në vështirësi gjatë lindjes dhe rrit gjasat për të pasur nevojë për lindje të nxitur ose një operacion cezarian
  • polihidramnios – shumë lëng amniotik (lëngu që rrethon foshnjën) në bark, i cili mund të shkaktojë lindje të parakohshme ose probleme gjatë lindjes
  • lindje e parakohshme – lindje para javës së 37-të të shtatzënisë
  • pre-eklampsia – një gjendje që shkakton presion të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë dhe mund të çojë në komplikime të shtatzënisë nëse nuk trajtohet
  • fëmija juaj zhvillon sheqer të ulët në gjak ose zverdhje të lëkurës dhe syve (verdhëz) pasi të lindë, gjë që mund të kërkojë trajtim në spital
  • humbja e foshnjës tuaj (lindja e vdekur) – megjithëse kjo është e rrallë

Të kesh diabet gestacional do të thotë gjithashtu se je në një rrezik në rritje të zhvillimit të diabetit tip 2 në të ardhmen.

 Screening për  diabetin gestacional

Gjatë takimit tuaj të parë  rreth javës 8 deri në 12 të shtatzënisë, mamia ose mjeku do t’ju bëjë disa pyetje për të përcaktuar nëse keni një rrisk të shtuar të zhvillimit  të diabetit gestacional. Nëse keni 1 ose më shumë faktorë rreziku për diabetin gestacional, duhet t’ju ofrohet një test depistimi.

Testi i depistimit quhet një test oral i tolerancës së glukozës (OGTT), i cili zgjat rreth 2 orë.

Kjo përfshin bërjen e një testi gjaku në mëngjes, kur nuk keni pirë ndonjë pije  apo ngrënë  ndonjë ushqim  për 8-10 orë (megjithëse zakonisht mund të pini ujë, por flisni me spitalin nëse nuk jeni i sigurt). Më pas ju jepet një pije glukoze.

Pas pushimit për 2 orë, merret një mostër tjetër gjaku për të parë se si trupi juaj po reagon  ndaj glukozës.

OGTT bëhet kur jeni midis 24 dhe 28 javëshe shtatzënë. Nëse keni pasur diabet gestacional më parë, do t’ju ofrohet një OGTT më herët gjatë shtatzënisë, menjëherë pas takimit tuaj për rezervim, atëherë një OGTT tjetër në 24 deri në 28 javë nëse testi i parë është normal.

Trajtimet për diabetin gestacional

Nëse keni diabet gestacional, shanset për të pasur probleme me shtatzëninë tuaj mund të zvogëlohen duke kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.

Do t’ju jepet një çantë e vogël me mjete për testimin e sheqerit në gjak, në mënyrë që të monitoroni efektet e trajtimit.

Nivelet e sheqerit në gjak mund të zvogëlohen duke ndryshuar dietën tuaj dhe rutinën e ushtrimeve. Sidoqoftë, nëse këto ndryshime nuk ulin sa duhet nivelet e sheqerit në gjak, do të duhet të merrni ilaçe gjithashtu. Këto mund të jenë tableta ose injeksione të insulinës.

Ju gjithashtu do të monitoroheni më nga afër gjatë shtatëzënësisë dhe lindjes tuaj për të kontrolluar ndonjë problem të mundshëm.

Nëse keni diabet gestacional, është më mirë të lindni para  javës së 41-të. Induksioni i lindjes ose një operacion cezarian mund të rekomandohet nëse lindja nuk fillon natyrshëm deri në këtë kohë.

Lindja e hershme mund të rekomandohet nëse ka shqetësime në lidhje me shëndetin tuaj ose të foshnjës tuaj ose nëse nivelet e sheqerit në gjak nuk janë kontrolluar mirë.

Efektet afatgjata të diabetit gestacional

Diabeti i shtatzënisë normalisht kalon pas lindjes. Por gratë që e kanë pasur atë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë:

  • diabet gestacional përsëri në shtatzënitë e ardhshme
  • diabeti i tipit 2

Ju duhet të bëni një test gjaku për të kontrolluar diabetin 6 deri në 13 javë pas lindjes, dhe një herë në vit pas kësaj nëse rezultati është normal.

Takoni menjëherë mjekun tuaj nëse zhvilloni simptoma të sheqerit të lartë në gjak dhe  mos prisni deri në takimin tuaj të ardhshëm.

Ju duhet të bëni analizat edhe nëse ndiheni mirë, pasi shumë njerëz me diabet nuk kanë ndonjë simptomë. Ju gjithashtu do të këshilloheni për gjërat që mund të bëni për të zvogëluar rrezikun e prekjes nga diabeti, siç janë mbajtja e një peshe të shëndetshme, ngrënia e një diete të ekuilibruar dhe ushtrimet e rregullta.

Disa studime kanë sugjeruar që foshnjat e nënave që kishin diabet gestacional mund të kishin më shumë të ngjarë të zhvillojnë diabet ose të bëhen mbipeshe më vonë gjatë jetës.

Planifikimi i shtatzënive të ardhshme

Nëse keni pasur diabet gestacional më parë dhe po planifikoni të mbeteni shtatzënë, sigurohuni që të kontrolloheni për diabet.  Nëse keni diabet, duhet të referoheni në një klinikë pre-konceptuese të diabetit  për tu siguruar që gjendja juaj të kontrollohet mirë para se të mbeteni shtatzënë.

Nëse keni një shtatzëni të paplanifikuar, flisni me mjekun tuaj nëse keni pasur diabet gestacional në shtatzëninë tuaj të mëparshme. Nëse testet tregojnë se nuk keni diabet, do t’ju ofrohet depistimi më herët gjatë shtatëzënësisë (menjëherë pas takimit tuaj të parë me maminë) dhe një test tjetër në 24 deri në 28 javë nëse testi i parë është normal.

Përndryshe, mamia ose mjeku juaj mund t’ju sugjerojë të masni vetë nivelet e sheqerit në gjak duke përdorur një pajisje që shkakton një shpim të vogël në gisht  në të njëjtën mënyrë siç keni bërë gjatë diabetit tuaj të mëparshëm të shtatzënisë.

 Kontrolli i nivelit të sheqerit në gjak

Do t’ju jepet një çantë testimi që mund ta përdorni për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak. Kjo përfshin përdorimin e një pajisje për të shpuar gishtin dhe vendosjen e një pike gjaku në një shirit testimi.

Ju do të këshilloheni:

  • si të testoni saktë nivelin e sheqerit në gjak
  • kur dhe sa shpesh për të testuar sheqerin në gjak – shumica e grave me diabet gestacional këshillohet të bëjnë test para vaktit të mëngjesit dhe një orë pas çdo vakti
  • për cilin nivel duhet të synoni – kjo do të jetë një matje e dhënë në milimole glukozë për litër gjak (mmol / l)

Një dietë e shëndetshme

Bërja e ndryshimeve në dietën tuaj mund të ndihmojë në kontrollimin e niveleve të sheqerit në gjak. Ju duhet të referoheni tek një dietolog, i cili mund t’ju japë këshilla për dietën tuaj dhe si të planifikoni ushqime të shëndetshme.

Ju mund të këshilloheni të:

  • hani rregullisht – zakonisht tre vakte në ditë – dhe shmangni kapërcimin e vakteve
  • hani ushqime me niseshte dhe me indeks të ulët glicemik (GI) që lëshojnë sheqer ngadalë – të tilla si makarona me grurë të plotë, oriz kafe, bukë gruri, drithëra, fasule, thjerrëza, musli dhe tërshërë
  • hani shumë fruta dhe perime – synoni të paktën 5 porcione në ditë
  • shmangni ushqimet me sheqer – nuk keni nevojë për një dietë krejtësisht pa sheqer, por ndërroni ushqime të tilla si ëmbëlsira dhe biskota për alternativa më të shëndetshme si frutat, arrat dhe farat
  • shmangni pijet me sheqer – pijet pa sheqer ose dietike janë më të mira se versionet me sheqer. Lëngjet e frutave dhe smoothies gjithashtu mund të kenë shumë sheqer, dhe po kështu edhe disa pije “pa sheqer të shtuar”, kështu që kontrolloni etiketën ushqyese ose pyesni ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor
  • hani burime të dobëta të proteinave, të tilla si peshku

 

Është gjithashtu e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për ushqimet që duhet të shmangni gjatë shtatëzënësisë, të tilla si lloje të caktuara të peshkut dhe djathit.

Stërvitja

Aktiviteti fizik ul nivelin e glukozës në gjak, kështu që ushtrimet e rregullta mund të jenë një mënyrë efektive për të menaxhuar diabetin gestacional.

Ju do të këshilloheni për mënyrat e sigurta të ushtrimit gjatë shtatëzënësisë.

Një rekomandim i zakonshëm është të synoni për të paktën 150 minuta (2 orë dhe 30 minuta) aktivitet me intensitet të moderuar në javë, plus ushtrime forcë në 2 ose më shumë ditë në javë.

Medikamentet

Mund t’ju jepet  një ilaç nëse nivelet e sheqerit në gjak nuk janë ende të kontrolluara mirë 1 deri në 2 javë pas ndryshimit të dietës dhe ushtrimeve të rregullta, ose nëse niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë. Këto mund të jenë tableta – zakonisht metforminë – ose injeksione të insulinës.

Nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten ndërsa shtatzënia juaj përparon, kështu që edhe nëse ato kontrollohen mirë në fillim, mund t’ju duhet të merrni ilaçe më vonë gjatë shtatzënisë.

Zakonisht  ilaçet nuk janë më të nevojshme pas lindjes.

Tabletat

Metformina merret si një tabletë deri në 3 herë në ditë, zakonisht me vaktet ose pas ngrënies.

Efektet anësore të metforminës mund të përfshijnë:

  • nauze
  • diskomfort
  • dhimbje barku
  • diarre
  • humbje e oreksit

Ndonjëherë mund të përshkruhet një tabletë tjetër e quajtur glibenclamide.

Injeksione të insulinës

Insulina mund të rekomandohet nëse:

  • nuk mund të merrni metforminë ose kjo e fundit shkakton efekte anësore
  • nivelet e sheqerit në gjak nuk kontrollohen me metforminë
  • keni nivel shumë të lartë të sheqerit në gjak
  • foshnja juaj është shumë e madhe ose keni shumë likid në barkun tuaj (polihidramnios)

Insulina merret si injeksion, të cilin do t’ju tregohet se si ta bëni vetë. Në varësi të llojit të insulinës që ju përshkruhet, mund t’ju duhet të bëni injeksione para ngrënies, para gjumit ose  në zgjim.

Do t’ju tregohet sa insulinë duhet të merrni. Nivelet e sheqerit në gjak zakonisht rriten ndërsa shtatzënia përparon, kështu që doza e insulinës tuaj mund të duhet të rritet me kalimin e kohës.

Insulina mund të bëjë që sheqeri juaj në gjak të bjerë shumë (hipoglicemia). Simptomat e sheqerit  të ulët në gjak përfshijnë ndjenjën e lëkundjes, djersitjes, urisë, zbehjen ose vështirësimin e përqendrimit.

Nëse kjo ndodh, duhet të masni sheqerin në gjak – trajtojeni menjëherë nëse është i ulët.

Do t’ju jepet informacion në lidhje me hipogliceminë nëse ju përshkruhet insulinë.

 Monitorimi i shtatzënisë suaj

 Diabeti i shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së problemeve të bebes tuaj, siç është rritja më e madhe se zakonisht.

Për shkak të kësaj, do t’ju ofrohen takime shtesë para lindjes në mënyrë që fëmija juaj të mund të monitorohet.

Takimet që duhet t’ju ofrohen përfshijnë:

  • një ekografi rreth javës 18-20 të shtatzënisë tuaj për të kontrolluar fëmijën tuaj për anomali
  • ekografi në javën 28, 32 dhe 36 – për të monitoruar rritjen e foshnjës tuaj dhe sasinë e lëngut amniotik, plus kontrolle të rregullta nga java 38 e tutje

Lindja

Koha ideale për të lindur nëse keni diabet gestacional është zakonisht rreth javëve 38 deri në 40.

Nëse sheqeri juaj në gjak është brenda niveleve normale dhe nuk ka shqetësime në lidhje me shëndetin tuaj ose të foshnjës tuaj, mund të jeni në gjendje të prisni që lindja të fillojë natyrshëm. Sidoqoftë, zakonisht do t’ju ofrohet induksion i lindjes ose një operacion cezarian nëse nuk keni lindur për 40 javë dhe 6 ditë.

Lindja e hershme mund të rekomandohet nëse ka shqetësime në lidhje me shëndetin tuaj ose të foshnjës tuaj, ose nëse nivelet e sheqerit në gjak nuk janë kontrolluar mirë.

Ju duhet të lindni në një spital ku janë në dispozicion profesionistë  shëndetësor të trajnuar posaçërisht për të siguruar kujdesin e duhur për foshnjën tuaj. Kur shkoni në spital për të lindur, merrni me vete çantën e testimit të sheqerit në gjak, plus të gjitha ilaçet që merrni.

Zakonisht duhet të vazhdoni të testoni sheqerin në gjak dhe të merrni ilaçe derisa të jeni në procesin e lindjes ose t’ju thuhet të ndaloni të hani para operacionit cezarian.

Gjatë lindjes, sheqeri juaj në gjak do të monitorohet dhe mbahet nën kontroll. Ndoshta do të duhet të ju jepet insulinë IV, për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.

Pas lindjes

Zakonisht mund ta shihni, mbani dhe ushqeni fëmijën tuaj menjëherë pasi të keni lindur. Është e rëndësishme që të ushqeni fëmijën tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur pas lindjes (brenda 30 minutash) dhe më pas në intervale të shpeshta (çdo 2-3 orë) derisa nivelet e sheqerit në gjak të foshnjës tuaj të jenë të qëndrueshme.

Niveli i sheqerit në gjak i foshnjës suaj do të testohet duke filluar 2 deri në 4 orë pas lindjes. Nëse është i ulët, fëmija juaj mund të ketë nevojë të ushqehet përkohësisht përmes një tubi ose pika.

Nëse foshnja juaj nuk është mirë ose ka nevojë për një monitorim të afërt,  do të merret në një njeri të specializuar për të porsalindur.

Çdo ilaç që keni marrë për të kontrolluar sheqerin në gjak zakonisht ndërpritet pasi të keni lindur. Zakonisht do t’ju këshillohet të kontrolloni sheqerin në gjak për 1 ose 2 ditë pasi të keni lindur.

Nëse të dy jeni mirë, ju dhe fëmija juaj normalisht do të jeni në gjendje të shkoni në shtëpi pas 24 orësh.

Ju duhet të bëni një test gjaku për të kontrolluar diabetin 6 deri në 13 javë pas lindjes. Kjo pasi një numër i vogël i grave me diabet gestacional vazhdojnë të kenë rritur sheqerin në gjak pas shtatzënisë.

Nëse rezultati është normal, zakonisht do t’ju këshillohet të bëni një test vjetor për diabetin. Kjo është për shkak se ju jeni në një rrezik në rritje të zhvillimit të diabetit tip 2 – një lloj i përjetshëm i diabetit – nëse keni pasur diabet gestacional.

 

 

Dr. Ardi  Prushi

Përktheu dhe pështati: Dr. Ina Çala

No Comments

Post A Comment