Fibromat uterine – ?

 

 

  • Perkufizim dhe incidenca
  • Fibromat uterine ( të mitrës) janë tumoret beninje më të zakonshme me origjinë nga miometri uterinë.
  • Mund të gjendet dhe me terma të tjerë si fibromioma, leiomioma.
  • Rreth 40-80 % e femrave gjatë jetës së tyre do të zhvillojnë fibroma.
  • Fibroma është e pranishme në uterusin e 77% të pacientëve që i nënshtrohen histerektomisë( heqjes kirurgjikale të mitres).
  • Shpeshtësia e tyre rritet në dekadën e 4-të dhe të 5-të të jetës.
  • Etiologjia: është ende e panjohur; studimet tregojnë se ka një predispozicion gjenetik dhe varet nga ndryshimi i niveleve hormonale.

 

  • Faktore risku :
  • Obeziteti
  • Historitë familjare me fibroma
  • Fillimi i hershem i menstruacioneve
  • Fillim i vonë i menopauzes

 

  • Tipat e fibromave:

Fibroma submukozale:  fibromat po rriten brenda kavitetit të uterusit (mitrës) ku fëmija rritet gjatë shtatzënisë.

Fibroidet intramurale: Këto fibroma janë të ngulitura në murin e vetë mitrës.

Fibroidet subserozale: Të vendosura në pjesën e jashtme të mitrës këtë herë, këto fibroma janë të lidhura ngushtë me murin e jashtëm të mitrës.

Fibroidet e pedunkuluara: Lloji më pak i zakonshëm, këto fibroma të pedunkuluara janë të lidhura me murin e uterusit  me një kërcell të hollë.

 

  • Simptomat klinike

Janë karakteristike për moshën riprodhuese dhe lidhen me vendosjen e fibromave.

  • 50% e rasteve janë asimptomatikë dhe zbulohen gjatë një ekzaminimi gjinekologjik rutinë ose shtatzanie.
  • Simptoma më e shpeshtë është menoragjia kështu 30-50% e grave paraqiten me hemorragji të shtuar gjatë menstruacioneve deri në shfaqjen e anemisë.
  • Dhimbje mesi
  • Dhimbje gjatë kryerjes së marrëdhënieve sexuale.
  • Vështirësi në urinim.
  • Mendohet se bëhen shkak për infertilitet në rastet kur deformojnë kavitetin duke mos lejuar implantimin e embrionit.

 

  • Diagnoza:

•      Echografia: Ky test imazherik joinvaziv krijon një pamje shumë të mirë të uterusit . Mund të kryhet me rrugë transvaginale ose abdominale.•      Rezonancë magnetike (MRI) ose Skaner •      Histeroskopia: Gjatë një histeroskopie, mjeku juaj do të përdorë një pajisje të quajtur skop (një tub i hollë, fleksibël me një kamerë në fund) për të parë fibromat brenda mitrës tuaj. •      Histerosalpingografi (HSG): Kjo është një radiografi e detajuar ku fillimisht injektohet një material kontrasti dhe më pas merren rrezet X të mitrës. Teknikë e cila  përdoret më shpesh tek gratë që po ashtu i nënshtrohen vlerësimit të infertilitetit.     A mund të mbetem shtatzënë nëse kam fibroma të mitrës?Po, ju mund të mbeteni shtatzënë nëse keni fibroma. Nëse tashmë e dini se keni fibroma kur mbeteni shtatzënë, mjeku juaj do të punojë me ju për të zhvilluar një plan monitorimi. Gjatë shtatzënisë, trupi juaj lëshon nivele të larta të hormoneve. Këto hormone mbështesin rritjen e foshnjës tuaj. Megjithatë, ato gjithashtu mund të bëjnë që fibromat  tuaja të bëhen më të mëdhae kwshtu atom und të parandalojnë që fëmija juaj të jetë në gjendje të rrokulliset në pozicionin e duhur të fetusit, duke rritur rrezikun për një lindje podalike  ose paraqitje të gabuar të kokës së fetusit. Në raste shumë të rralla, ju mund të jeni në rrezik më të lartë për një lindje të parakohshme ose një lindje me prerje cezariane. Në disa raste, fibromat mund të kontribuojnë në infertilitet. Mund të jetë e vështirë të përcaktohet shkaku i saktë i infertilitetit, por disa gra mund të mbeten shtatzënë pas trajtimit për to.

 

  • Trajtimi :
  • Kur fibromat janë asimptomatike dhe kur natyra e tyre konfirmohet qartë me eko trajtimi do të jetë pritës. Duhen kryer kontrolle çdo vit me ekzaminim gjinekologjik dhe eko për të vlerësuar nëse përmasat janë në rritje e gjithashtu monitorim i fluksit menstrual.

Kirurgjikal: 1. Histerektomia( heqje kirurgjikale e mitres) – trajtim përfundimtar i fibromave, në rastet kur ato janë simiptomatike. Mund të bëhet me rrugë vaginal, abdominale ose laparoskopi.

  • Miomektomia – kryhet te femrat që duan fertilitet për të ardhmen. Mund te realizohet me laparoskopi ose histeroskopi.
  • Histeroskopia – për fibromat submukoze me përmasa më të vogla se 3-4 cm.
  • Laparoskopia – heqjen e fibromave subseroze dhe intramurale;

Medikamentoz:

•      Medikamente kundër dhimbjeve : Këto medikamente mund të përdoren për të menaxhuar shqetësimet dhe dhimbjet e shkaktuara nga fibromat. Medikamentet  përfshijnë acetaminofen dhe ibuprofen.•      Suplementet e hekurit: Nëse keni anemi nga gjakderdhja e tepërt, mjeku juaj mund t’ju sugjerojë gjithashtu të merrni një suplement hekuri.•      Kontraceptivët mund të përdoren gjithashtu për të ndihmuar me simptomat e miomave – veçanërisht gjakderdhje të rëndë.

  • Analogët e GnRH ( gonadotropine releasing hormone) – reduktojnë ndjeshëm përmasat e fibromave; ndalon hemorragjia nga frenimi estrogjenik. Përdoren në rastet me fibroma të mëdha duhet zvogëluar kështu përmasat para kirurgjisë.
  • Embolizmi i arteries uterine: për trajtimin e hemorragjive obstetrikale dhe gjinekologjike, duke futur një kateter nëpërmjet arteries femorale.
  • Terapitë orale: Elagolix është një terapi e re orale e indikuar për menaxhimin e gjakderdhjes së rëndë tek gratë në premenopauzë me fibroma simptomatike . Mund të përdoret deri në 24 muaj.

 

NENSI XHAXHO

 

 

 

 

 

 

No Comments

Post A Comment