Intimacy by dr. Ardi

Lindi si një nevojë nga praktika e përditshme e punës time. Një produkt tërësisht shqiptar, handmade, formuluar me respektin më të madh për lëkurën tuaj vulvare.

  • Përbërës 100% natyralë, të derivuar kryesisht nga bimët organike të florës së vendit tonë.
  • Përbërësit e këtij produkti janë të testuar dhe çertifikuar.
  • Kujdes maksimal është treguar nga ana ime për ruajtjen e pH 4.2 të tij, tërësisht në përputhje me pH e zonës tuaj intime i cili varion nga 3.8-4.5.
  • Ky produkt është i sigurtë për mikrobiomën intime, ruan balancën acide të vaginës, ka efekte antimikrobiale si dhe rigjeneruese të zonës tuaj intime.
  • INTIMACY by Dr. Ardi është formuluar në mënyrë speciale për te mbajtur zonën tuaj intime natyrale duke zgjedhur përbërësit delikat të mëposhtëm:

Acidi Laktik: Formuluar posaçërisht me acid laktik për të parandaluar acarimet, infeksionet dhe ruajtjen e higjienës vaginale. Formulimi i ri i xhelrave larës vaginal që përmbajnë acid laktik (pH 4.2), të destinuar për përdorim të jashtëm ditor, sigurojnë pastrim të butë, freski dhe mbrojtje antimikrobike . Acidi laktik, ndihmon në mbajtjen e një pH acid në zonën vulvovaginale duke rritur homeostazën e lëkurës, prodhon baktere te mira dhe parandalon rritjen e baktereve të dëmshme. Në këtë pH, vagina mund të parandalojë zhvillimin e baktereve patogjene.

Acid Hialuronik: Dehidratimi i zonës gjenitale, i njohur si thatësi vaginale, shpesh ndikon në jetën e gruas, nga periudha fertile deri në postmenopauzë, dhe duhet të trajtohet me produkte specifike, përfshirë larësin e duhur intim. Provat klinike të kryera mbi gratë nga puberteti deri në menopauzë treguan se pastrimi i përditshëm me këto larës intim promovon hidratimin e indit vaginal falë pranisë së acidit hialuronik. Në veçanti, për gratë në moshë fertile jep gjithashtu një efekt qetësues, ofron mbrojtje antimikrobiale dhe një ndjenjë të freskisë afatgjatë. Për gratë në menopauzë siguron një ndjesi freskie, përmirëson elasticitetin dhe tonicitetin dhe ushtron një efekt antioksidativ.

Proteina e mëndafshit: E dobishme për ruajtjen e funksionit normal të filmit sipërfaqësor të lëkurës. Ky film parandalon irritimin nga faktorët e jashtëm, parandalon avullimin e ujit dhe mbron lëkurën.

Panthenol(Vitamina B5): Lehtëson shërimin dhe rivitalizimin e lëkurës, ndihmon qetësimin e lëkurës së thatë.

Allantoin: është e njohur për aftësinë e saj për të shtuar më shumë ujë në lëkurën tuaj. Gjithashtu mund të ndihmojë lëkurën tuaj të qëndrojë në lagështi (hidratim) më gjatë. Kjo ndihmon në luftimin e problemeve të bezdisshme të lëkurës si thatësia dhe kruarja.

Vitamina E: Efektive për tharjen vaginale .Vitamina E ka veti antioksiduese. Vitamina E gjithashtu ndihmon në stabilizimin e niveleve të estrogjenit dhe është studiuar për trajtimin e një sërë simptomash të menopauzës si afshet e nxehta, dhe natyrisht, thatësinë vaginale.

Vaj kokosi: Hidratues natyral. Hidraton dhe qetëson zonën vaginale. Ka veti antibakteriale dhe antivirale. Mund të vrasë në mënyrë të dukshme patogjenët gjenital dhe kështu të parandalojë inflamacionin dhe infeksionet gjenitale.

Thymus Vulgaris: Efekt antibakterial dhe antimikotik.

  • I pasuruar me Hidrosole lulesh.

Hidrosolet janë magji e pastër e bimëve, alkimi në formën e saj më të lartë. Hydrosolet ose Hydrolatet (në frengjisht), janë uji që krijohet si rezultat i procesit të distilimit me avull. Kur avulli nga uji i distiluar kalon nëpër materialin bimor, ai merr me vete vajrat volatile nga bima, vaji esencial hiqet nga maja e avullit dhe uji i mbetur quhet hidrosol dhe është një gjurmë e përsosur e lëndës bimore që u distilua. Hidrosolet janë përftuar nga bimë te florës shqiptare dhe kanë çertifikim organik.

Hidrosol Helikrisi: Helikrisi e njohur si bima e pavdeksisë ndihmon në qetësimin e problemeve si djegia, kruajtja, skuqja e shoqëruar me infeksion mykotik dhe vaginozë bakteriale.

Hidrosol Lavando: Veti antiseptike, antibakteriale, qetësuese dhe aromaterapi.

Pastrues intim natyral: Për të gjitha llojet e lëkurës. Eleminon aromat dhe shqetësimet intime. Formuluar posaçërisht për lëkurën e ndjeshme për tu pastruar pa irritime. Parandalon acarimet, infeksionet dhe siguron ruajtjen e higjienës intime.

Me përbërës organikë, natyralë dhe të derivuar nga bimët.

Pa perberes potencialisht të dëmshëm: Pa SLS, SLES, alkool etilik, Propilen Glikol, derivate PG, parabene, sulfate, ose fragrance/ngjyra sintetike.

Cruelty free: Kështu që ju mund të ndiheni mire me përdorimin e tij.
Indikohet: cdo femër, përfshirë shtatzënat dhe gratë në perimenopauzë dhe menopauzë.

Kujdes! Vetëm për përdorim të jashtëm. Kini parasysh se lëkura e duarve tuaja ka një pH 5.4-5.9 dhe kështu pas përdorimit të Intimacy, do ju këshilloja të rilanit duart  me shampon tuaj të zakonshme të larjes së duarve për të shmangur konfliktin e pH. 

INTIMACY by dr. Ardi prodhohet posaçërisht për ju! Ne nuk kemi stok duke ju siguruar kështu një produkt të freskët. Ambalazhimi i INTIMACY është i sigurtë nëpërmjet teknologjisë airless, duke zgjatur jetëgjatësinë e produktit dhe duke garantuar qëndrueshmërinë e tij për një kohë të gjatë (1 vit).

Flakoni ka volum prej 150 CC/mL.

Rekomandohet përdorimi 2 herë në ditë, në tualetin e mëngjesit dhe të darkës.

V.O – “Order now” duke më kontaktuar direkt në Whatsapp. Klikoni logon “Whatsapp” djathtas, në fund të faqes. 

Produkti kushton 1500ALL dhe ne e sjellim direkt në vendndodhjen tuaj. Transporti kushton 200 lek në Tiranë dhe 300 lek në rrethe

Mjafton të lini: Emër, Mbiemër, Nr. Kontakti. Korrieri ynë do ju kontaktojë sapo Intimacy të jetë gati për ju!

Dr. Ardi PRUSHI

21 Comments
  • Vasilika Kaci
    Posted at 07:02h, 02 Shtator Përgjigjiuni

    Pershendetje
    Pergezoj per arritjen tuaj!!
    Per dergesa jasht Shqiperise si i behet?

    • Ardi Prushi
      Posted at 11:27h, 02 Shtator Përgjigjiuni

      Përshëndetje. Ju falenderoj shumë për komentin.
      Për dërgesat jashtë Shqipërisë do keni një njoftim të dytë.
      Stay tunned 😊

  • Mirsada Tepelija
    Posted at 22:51h, 02 Shtator Përgjigjiuni

    Pergezime doktor! 😊

    • Ardi Prushi
      Posted at 20:27h, 03 Shtator Përgjigjiuni

      Ju falenderoj e dashur!

  • migena
    Posted at 22:35h, 05 Shtator Përgjigjiuni

    Hey

  • Karol Refati
    Posted at 10:29h, 23 Shtator Përgjigjiuni

    Super lares intim! Perberes te gjithe te perzgjedhur 🤩

  • Irida
    Posted at 10:33h, 23 Shtator Përgjigjiuni

    Produkt me një aromë natyrale shumë origjinale. Ekstremisht i butë me zonën intime, shumë cilësor.
    10/10

  • Arjana
    Posted at 10:36h, 23 Shtator Përgjigjiuni

    Produkti ishte si i krijuar nga natyra, mbase nga aroma bio e perberesve natyral, pervec se cilesor dhe ne parametrat e duhur, gje qe ju e keni sqaruar dhe ne letren shoqeruese.
    Bravo per produktin cilesor dhe pergezime doktor!

  • Entela C. Sejdini
    Posted at 10:44h, 23 Shtator Përgjigjiuni

    Pershendetje, po e perdor tashme Intimacy by Dr.Ardi dhe eshte nje lares shume i mire, arome vertete e kendshme, hidratues per lekuren, i bute dhe te le nje ndjesi freskie gjithashtu. Excellent five🌟⭐🌟⭐🌟 intimo! I Highly recommend Intimacy!
    Yours sincerely,
    Grateful!

  • Romina Zotkaj
    Posted at 10:59h, 23 Shtator Përgjigjiuni

    Super ndjesi freskie dhe pastertie!
    5 ⭐️

  • Anisa Mara
    Posted at 10:59h, 23 Shtator Përgjigjiuni

    ⭐⭐⭐⭐⭐
    I Highly recommend intimacy!

  • ENEIDA BUZI
    Posted at 11:33h, 23 Shtator Përgjigjiuni

    Super produkt!🌟🌟🌟🌟🌟

  • Albana Haxhiu
    Posted at 12:03h, 23 Shtator Përgjigjiuni

    Kisha shume dite probleme me sekrecione vaginale edhe pse ju nenshtrova analizes strisho vaginale rezultoi qe nuk kisha infeksion. Pasi perdora intimacy by dr.Ardi per dy dite sekrecionet ndaluan, ndjeva butesine e shpelaresit dhe aroma e saj shuuume bimore ,te luleve qe vetem ne mal e kam ndier ate arome.Per mua meriton noten 10😁.Intimacy me 🌟🌟🌟🌟🌟.Urime dr.Ardi!Ju pergezoje per arritjet tuaja!🤩👏🏅

  • Lili Gjocaj
    Posted at 15:06h, 23 Shtator Përgjigjiuni

    Takimi im me dr.Ardin ka qene krejt rastesor! Vizita ime e pare per shtatzanine! Dhe qe ne momentin e pare qe e takova, isha e bindur qe ky do ishte doktori qe doja te ndiqja shtatzanine time!
    Nje doktor mjaft i pergatitur, degjues shume i mire, shume i gatshem per tu pergjigjur ne cdo moment, human mbi te gjitha!
    E se fundmi, por jo nga rendesia, mrekullia “Intimacy” eshte nje tregues me shume i punes se tij te palodhshme dhe pasionit qe ai ka per profesionim e vet!
    Nje produkt shume cilesor, i fresket dhe qe do ia rekomandoja cdo vajze, nene, gruaje!
    Une e perdora vete, por vendosa te gezoj dhe te tjere, duke ia bere dhurate! 😍😊
    Suksese always Dr.Ardi!

  • Jasina
    Posted at 17:53h, 23 Shtator Përgjigjiuni

    Nje nga laresit me te mire qe kam perdorur deri tani, pasi kam provuar shume variante te ndryshme, por si ky jo.
    Shume suksese!

  • Silvi
    Posted at 18:34h, 23 Shtator Përgjigjiuni

    Ka arome te kendshme, shum pak sasi duhet per te bere punen e vet, te pe nje ndjesi te fresket dhe shuuuum smooth qe zgjat! Pergezime , laresi me i mir intim qe kam provuar, ja vlen ta provoni

  • Rexhina
    Posted at 16:05h, 26 Shtator Përgjigjiuni

    Mezi po prisja te provoja kete produkt dhe realisht mund te them qe eshte nje nder produktet me te mira te llojit te vete. Kisha dyshimet e mia ne fillim por tani ja keshilloj cdo mikeshe qe ndoshta mund te kete te njejtat dyshime si une pasi eshte me te vertete nje produkt qe ja vlen. Pergezime dhe sa me shum suksese 😊

  • Ardi Prushi
    Posted at 12:39h, 28 Shtator Përgjigjiuni

    Ju falenderoj te gjithave per pershtypjet pas perdorimit te “Intimacy by Dr. Ardi”.
    Produkti do te jete gjithmone ne permiresim te vazhdueshem dhe kjo per t’ju bere ju efektin maksimal fiziologjik dhe ndjesor.

  • Delisa
    Posted at 22:01h, 30 Shtator Përgjigjiuni

    Nje produkt super cilesor dhe efikas qe jam e bindur qe do e perdor gjithmone tani e ne vazhdim
    Ndjesia e pastertise dhe butesia qe le pas perdorimit jane 😍😍😍
    10/10

  • Klea
    Posted at 15:36h, 16 Maj Përgjigjiuni

    Mund te kem provuar me mijra lares te ndryshem dhe tani qe kam mar Intimacy nuk e nderroj me asgje 👍😍Shikohet qe ne perdorimin e pare ndjesia e freksis dhe shume comfort me lekuren .

    • Ardi Prushi
      Posted at 10:08h, 02 Qershor Përgjigjiuni

      Te falenderoj Klea per fjalet e mira! Soon Intimacy vjen me nje produkt te ri, stay tunned 🙂

Post A Comment