KALKULATOR I SHTATZËNISË
Përllogaritja e moshës së shtatzënisë është një nga variablat kryesor, ku ne si mjek obstetër-gjinekolog përllogarisim zhvillimin, egzaminimet që duhet të kryhen në varësi të protokolleve të caktuara dhe ditën e përafërt të lindjes.
Kalkulatori automatik i mëposhtëm ju vjen në ndihmë për të përllogaritur dhe ju moshën e shtatzënisë tuaj nëpërmjet disa të dhënave.
Përllogaritja parësore ku ne bazohemi për të kryer llogarinë e moshës së shtatzënisë është “DMF – Dita e parë e menstruacioneve të fundit”.
Për këtë, ju duhet të mbani mend saktë DMF, e në këtë mënyrë llogaritja do të jetë e saktë. (Sigurisht vlerësimi I kalkulatorit kryhet për ciklet 28-ditor, e kështu diferencat +- janë të pranueshme).
Kalkulimi nëpërmjet DMF do të na japë të dhënat e mëposhtme:
1) Moshën aktuale të shtatzënisë
2) Datën e përafërt të koncepsionit
3) Datën më të mirë për kryerjen e Bi-Test
4) Datën më të mirë për kryerjen e ekografisë morfologjike
5) Datën e parashikuar të lindjes.
V.O – idea e këtij kalkulatori është t’ju japë një ndihmë për të krijuar idenë sesi funksionon por jo për të shmangur, dyshuar apo diskutuar përllogaritjen e mjekut tuaj.
Llogarisni moshën e shtatzënisë tuaj
BMI
Kalkulatori i BMI ju vjen në ndihmë për të përcaktuar statusin tuaj të peshës në raport me gjatësinë. Sikurse përcaktova më lart BMI (Indeksi I masës trupore) është një raport midis gjatësisë dhe peshës, shprehur në kg/m2 .
Sigurisht gjatë shtatzënisë tendenca për të shtuar në peshë është e rritur e kjo vjen zakonisht nga stigma e të ngrënit për dy, rritja e nepsit të shtatzënës e aspak për nevojën reale që shtatzëna ka gjatë shtatzënisë. Përllogaritet se në fund të shtatzënisë një grua duhet të rrisë thjesht 200 kCal në dietën ditore ose rreth 10% shtesë.
Për t’ju ardhur në ndihmë, po ju paraqes tabelën e shtojcës së peshës në fund të shtatzënisë në raport më BMI tuaj përpara saj.
Duhet të kini parasysh se në fund të shtatzënisë rreth 6-7 kg I atribuohen fetusit, ujrave, placentës e kështu, shtojca juaj reale nuk është e madhe.
Ju duhet doemos të rrini brenda këtyre limiteve!
Llogarisni BMI tuaj