Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

BMI

Kalkulatori i BMI ju vjen në ndihmë për të përcaktuar statusin tuaj të peshës në raport me gjatësinë. Sikurse përcaktova më lart BMI (Indeksi I masës trupore) është një raport midis gjatësisë dhe peshës, shprehur në kg/m2 .

Sigurisht gjatë shtatzënisë tendenca për të shtuar në peshë është e rritur e kjo vjen zakonisht nga stigma e të ngrënit për dy, rritja e nepsit të shtatzënës e aspak për nevojën reale që shtatzëna ka gjatë shtatzënisë. Përllogaritet se në
fund të shtatzënisë një grua duhet të rrisë thjesht 200 kCal në dietën ditore ose rreth 10% shtesë.

Për t’ju ardhur në ndihmë, po ju paraqes tabelën e shtojcës së peshës në fund të shtatzënisë në raport më BMI tuaj përpara saj.

Duhet të kini parasysh se në fund të shtatzënisë rreth 6-7 kg I atribuohen fetusit, ujrave, placentës e kështu, shtojca juaj reale nuk është e madhe.

Ju duhet doemos të rrini brenda këtyre limiteve!