KALKULATOR I SHTATZËNISË
Përllogaritja e moshës së shtatzënisë është një nga variablat kryesor, ku ne si mjek obstetër-gjinekolog përllogarisim zhvillimin, egzaminimet që duhet të kryhen në varësi të protokolleve të caktuara dhe ditën e përafërt të lindjes.
Kalkulatori automatik i mëposhtëm ju vjen në ndihmë për të përllogaritur dhe ju moshën e shtatzënisë tuaj nëpërmjet disa të dhënave.
Përllogaritja parësore ku ne bazohemi për të kryer llogarinë e moshës së shtatzënisë është “DMF – Dita e parë e menstruacioneve të fundit”.
Për këtë, ju duhet të mbani mend saktë DMF, e në këtë mënyrë llogaritja do të jetë e saktë. (Sigurisht vlerësimi I kalkulatorit kryhet për ciklet 28-ditor, e kështu diferencat +- janë të pranueshme).
Kalkulimi nëpërmjet DMF do të na japë të dhënat e mëposhtme:
1) Moshën aktuale të shtatzënisë
2) Datën e përafërt të koncepsionit
3) Datën më të mirë për kryerjen e Bi-Test
4) Datën më të mirë për kryerjen e ekografisë morfologjike
5) Datën e parashikuar të lindjes.
V.O – idea e këtij kalkulatori është t’ju japë një ndihmë për të krijuar idenë sesi funksionon por jo për të shmangur, dyshuar apo diskutuar përllogaritjen e mjekut tuaj.
KALKULATOR I SHTATZëNISë


Fusni datën e parë të menstruacioneve tuaja të fundit (DMF):
REZULTATET

Data e mundshme e konceptimit :
Mosha e shtatzënisë sot :
Datat më të mira per Bi-Test :
(12 javë 3 ditë to 13 javë 3 ditë)
Data më e mirë për eko morfologjike :
(19 javë )
Matja e RZF :
(11 to 12 javë )
Data më e mirë për vlerësimin e qafës së mitrës në paciente me faktor risku :
Eko rutinë :
(18 to 20 javë )
Data e pritshme e lindjes :