20

Retinoidet dhe shtatzënia – Përditësim nga EMA

Retinoidet përfshijnë substancat aktive të acitretin, adapalene, alitretinoin, bexarotene, isotretinoin, tazarotene dhe tretinoin. Mënyra e administrimit të tyre mund të jetë orale apo topikale (përdorim kutan). Qëllimi I tyre është trajtimi I disa gjëndjeve të cilat prekin lëkurën duke përfshirë aknet e formës së rëndë dhe psoriasis. Disa kategori të tyre përdoren dhe në trajtimin e disa formave të  kancerit.
Studimi arriti në përfundimin se këto preparate (sidomos orale) nuk duhet të përdoren përgjatë shtatzënisë dhe as në momëntin që ju planifikoni një shtatzëni.
Gjithashtu nga ky studim u konfirmua se shmangia e retinoideve topical është e domosdoshme përgjatë shtatzënisë dhe planifikimit të saj.

Informacion për pacientët:

1 Medikamentet retinoide, më shumë të përdorura për trajtimin e akneve të formës së rëndë, janë të dëmshme për bebin nëse ato merren përgjatë shtatzënisë.

2 Retinoidët oral janë kategorikisht të ndaluara përgjatë shtatzënisë.

3 Si shtojcë, retinoidet orale si acitretin, alitretinoin dhe isotretinoin nuk duhet të merren nga femrat e afta për riprodhim nëse nuk takohen parametrat e një programi parandalues special të shtatzënisë (PPSS).

4 Programi special I parandalimit (PPSS) për acitretin, alitretinoin dhe isotretinoin përfshin:
* test shtatzënie përpara, gjatë dhe pas përdorimit të retinoideve të sipërpërmendur
* nevoja e përdorimit të të paktën një metode kontracepsioni gjatë dhe pas trajtimit
* një konsent-formë për pacientin për t’u siguruar se ai është informuar mbi retinoidet
* një kartë kujtese për pacientit ku shënohet se retinoidet nuk duhet të merren gjatë shtatzënisë, duke përfshirë informacionin mbi testimin dhe marrjen e kontraceptivëve.

5 Këto informacione duhet të jenë të shënuara me theksim të dukshëm në ambalazhet e këtyre medikamenteve

6 Retinoidët topikal kanë një predispozitë më të ulët të demtimit fetal por gjithsesi ato nuk duhet të përdoren gjatë planifikimit apo shtatzënisë.

Informacioni për mjekët në rrafshin obstetrikal:

Një rishqyrtim I të dhënave të grumbulluara mbi terratogjenicitetin e retinoideve arriti në përfundimin se lind nevoja e forcimit të kujdesit dhe paralajmërimit mbi përdorimin e këtyre preparateve përgjatë shtatzënisë si dhe të riskut potencial të problemeve neuropsikiatrike.

1 Retinoidët oral si: acitretin, alitretinoin, bexarotene, isotretinoin dhe tretinoin kanë terratogjenicitet të lartë e ndaj NUK duhen përdorur gjatë shtatzënisë.

2 (Lexo pikën 4 tek rubrika “Informacion për pacientët).

3 Për retinoidët topikal si: adapalene, alitretinoin, isotretinoin, tazarotene dhe tretinoin, të dhënat në dispozicion treguan se përthithja e tyre është e papërfillshme dhe kështu këto produkte kanë gjasa të mos japin dëmtime fetale por gjithsesi përdorimi I tyre gjatë planifikimit dhe shtatzënisë është I kundraindikuar si masë parandaluese.

Më shumë mbi retinoidet

Retinoidet janë derivate të vitaminës A të cilat janë të disponueshme në formë kapsulash për administrim oral apo në formë xheli/kremi për përdorim topikal. Retinoidet për administrim oral janë medikamente të vlefshme për trajtimin e disa formave të rënda të akneve, forma severe e ekzemave të duarve të cilat nuk I përgjigjen trajtimit me kortikosteroid (kortizonik), forma të rënda të psoriasis apo të problematikave të tjera kutane (të lëkurës), si dhe të disa llojeve të kancerave.
Retinoidët topikal janë të vlefshëm për përdorimin kutan në rastet e akneve nga forma e lehtë në të moderuar.
Retinoidet në vazhdim janë të miratura për administrim nga FDA dhe EMA dhe të përfshira në këtë rishikim: acitretin, adapalene, alitretinoin, isotretinoin, tazarotene dhe tretinoin.

Përshtati: Dr. Ardi Prushi

Referencat EMA:

https://www.ema.europa.eu/en/documents/referral/retinoid-article-31-referral-updated-measures-pregnancy-prevention-during-retinoid-use_en-0.pdf

https://escrh.eu/ema-communication-updated-measures-for-pregnancy-prevention-during-retinoid-use/

Leave Your Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *