Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

STAFI

Ajna Gjyla

Vazhdon studimet në Premed, Biochemistry major/psychology minor pranë “Wayne State University”, Michigan, tashmë në vitin e katërt dhe të fundit. E orientuar për të vazhduar studimet në “Mjeksi të Përgjithshme”.

Dr. Ina Çala

Specializante në SUOGJ “Koco Gliozheni” – Obstetrikë dhe Gjinekologji – 2021. Diplomuar në 2019 si “Master I Shkencave në Mjeksi të Përgjithshme” me temë diplome “Sjelljet dhe njohuritë seksuale tek studentët e mjeksisë”.

Frisiana Mirashi

Është studente në vitin e gjashtë, “Mjeksi e Përgjithshme”, pranë “Universitetit të Mjeksisë”, Tirane.
Shkurt 2021: Antare në Komitetin për “Shëndetin Riprodhues dhe HIV/AIDS (SCORA)”, pjesë e ACMS.

Nensi Xhaxho

Është studente në vitin e pestë, “Mjeksi e Përgjithshme”, pranë “Universitetit të Mjeksisë”, Tiranë. Lindur e rritur në Tiranë, me një pasion për të ndihmuar njerëzit, vendosi të bëhet mjeke.

Ines Mustafaj

Është studente e vitit të katërt në degën “Mjeksi e Përgjithshme” në Universitetin e Mjeksisë Tiranë. Prirja për shkencat dhe dëshira për të përmirësuar jetën e njerëzve e shtynë drejt dashurisë për mjekësinë.

Erda Limoni

Është studente e vitit të katërt  “Mjeksi e përgjithshme”, Tiranë. Dëshira për të jetuar në një rreth të shëndetshëm dhe produktiv, si dhe ndihma sado pak e vogël për ta bërë këtë botë një vend më të mirë dhe më human, e shtynë atë drejt mjeksisë.

Eleni Koça

Sapo është diplomuar në degën Mjekesi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Anëtare në Komitetin për edukimin mjekësor (SCOME), pjesë e ACMS.

Nensi Qemalli

Unë jam Nensi Qemalli dhe jam studente në vitin e katërt, Mjekësi e Përgjithshme. Që prej një viti jam pjesë e ACMS si kryetare e komitetit për të drejtat e njeriut e së fundmi si zv.presidente e punëve të jashtme.