64

Gjakderdhja Postpartum.

 

Çfarë është normale?

 

Gjakrrjedhja pas lindjes, e cila njihet me emrin lohje, është normale pas lindjes vaginale dhe pas asaj me Caesarean, megjithatë është e rëndësishme të njohim çfarë është normale dhe çfarë jo.

Pse kemi gjakrrjedhje pas lindjes?

Arsyet se pse gjakrrjedhja pas lindjes ndodh janë shërimi i vendit ku placenta është shkëputur nga uterusi dhe eleminimi i likidit të tepërt, gjakut dhe indit nga shtatzania.

Lohja është e ngjashme me menstruacionet në formën sesi është e përbërë nga gjak dhe ind, thjesht është me fluks më të rëndë dhe zgjat më shumë në kohë. Lohjet duhet të ndalojnë në javën 4-6 pas lindjes.

Faza e parë e gjakrrjedhjes pas lindjes njihet me emrin Lochia Rubra dhe zgjat 3-4 ditët e para. Gjakrrjedhja do jetë e kuqe apo e kuqe në kafe dhe mund të kemi dhe copa të vogla gjaku të mpiksura.

Në ditët në vazhdim lohjet do të ulen në volum. Kjo njihet me emrin Lochia Sclerosa dhe zgjat 4-10 ditë. Gjaku do jetë më i errët në ngjyrë dhe lohjet bëhen më të ujshme. Copat e mpiksura duhet të bëhen më të vogla dhe të zhduken.

Si përfundim do përjetoni Lochia alba, e cila zakonisht zgjat 1-2 javë të tjera, por mund të zgjasë dhe deri në 28 ditë. Sekrecionet janë në ngjyrë të bardhë në të verdhë, në disa ditë mund të shihni dhe njolla rozë apo kafe. Aroma nuk duhet të jetë më ndryshe se ajo që përjetoni gjatë periodave. Nëse ndjeni ndonjë aromë e cila nuk iu duket normale, kjo mund të jetë shenjë infeksioni.

Edhe pse lohjet janë normale, ka disa sinjale të cilat janë tregues që duhet ti drejtoheni personelit mjeksor për ndërhyrje të menjëhershme. Këto sinjale janë:

  • Gjakrrjedhja ndalon apo ngadalësohet, pastaj fillon përsëri.
  • Sasia e gjakrrjedhjes është e tillë, që juve iu duhet të ndërroni pecetat sanitare çdo 1 orë ose më shpejt.
  • Madhësia e copave të mpiksura të gjakut është më e madhe se 5 cm.
  • Keni temperaturë apo simptoma të ngjashme me gripin.
  • Keni dhimbje abdominale.

 

 

 

 

 

63

Rënia e flokëve pas shtatzënisë!

Shumë femrave u ndodh që pas shtatzënisë të përjetojnë një rënie të madhe flokësh. Një gjë e tillë në shumicën e rasteve është normale dhe vjen si pasojë e ndryshimeve hormonale që ndodhin në organizëm (rënia e estrogjenit). Kjo rënie fillon zakonisht 1-6 muaj pas lindjes dhe mund të zgjasë 12-18 muaj. Pas kësaj kohe zakonisht gjendja normalizohet. Nëse kjo nuk ndodh ose rënia e flokëve është tepër e madhe dhe shqetësuese, duhet konsultuar me mjekun pasi mund të ketë shkaqe të tjera si anemia ose çrregullime të gjëndrës tiroide.

Një ndryshim tjetër që mund të vihet re te flokët është ndryhimi i formës së tij, psh flokët e drejta mund të bëhen me onde. Por ky fenomen është më i rrallë.

Çfarë mund të bëjmë për të reduktuar rënien e flokëve?

Asgjë. E vetmja gjë që mund të bëhet është të pritet derisa hormonet në organizëm të ekuilibrohen dhe bashkë me to gjendja e flokëve të normalizohet. Nëse floku i hollë ju bezdis, mund të përdorni shampo që japin volum dhe të shmangni produktet që rëndojnë flokun si conditioner të rënda. Një model i shkurtër flokësh do ta bënte atë të dukej më i plotë dhe me volum.

 

Dr. Ardi Prushi

Përgatiti: Eleni Koça

 

65

Fibromat uterine – ?

 

 

  • Perkufizim dhe incidenca
  • Fibromat uterine ( të mitrës) janë tumoret beninje më të zakonshme me origjinë nga miometri uterinë.
  • Mund të gjendet dhe me terma të tjerë si fibromioma, leiomioma.
  • Rreth 40-80 % e femrave gjatë jetës së tyre do të zhvillojnë fibroma.
  • Fibroma është e pranishme në uterusin e 77% të pacientëve që i nënshtrohen histerektomisë( heqjes kirurgjikale të mitres).
  • Shpeshtësia e tyre rritet në dekadën e 4-të dhe të 5-të të jetës.
  • Etiologjia: është ende e panjohur; studimet tregojnë se ka një predispozicion gjenetik dhe varet nga ndryshimi i niveleve hormonale.

 

  • Faktore risku :
  • Obeziteti
  • Historitë familjare me fibroma
  • Fillimi i hershem i menstruacioneve
  • Fillim i vonë i menopauzes

 

  • Tipat e fibromave:

Fibroma submukozale:  fibromat po rriten brenda kavitetit të uterusit (mitrës) ku fëmija rritet gjatë shtatzënisë.

Fibroidet intramurale: Këto fibroma janë të ngulitura në murin e vetë mitrës.

Fibroidet subserozale: Të vendosura në pjesën e jashtme të mitrës këtë herë, këto fibroma janë të lidhura ngushtë me murin e jashtëm të mitrës.

Fibroidet e pedunkuluara: Lloji më pak i zakonshëm, këto fibroma të pedunkuluara janë të lidhura me murin e uterusit  me një kërcell të hollë.

 

  • Simptomat klinike

Janë karakteristike për moshën riprodhuese dhe lidhen me vendosjen e fibromave.

  • 50% e rasteve janë asimptomatikë dhe zbulohen gjatë një ekzaminimi gjinekologjik rutinë ose shtatzanie.
  • Simptoma më e shpeshtë është menoragjia kështu 30-50% e grave paraqiten me hemorragji të shtuar gjatë menstruacioneve deri në shfaqjen e anemisë.
  • Dhimbje mesi
  • Dhimbje gjatë kryerjes së marrëdhënieve sexuale.
  • Vështirësi në urinim.
  • Mendohet se bëhen shkak për infertilitet në rastet kur deformojnë kavitetin duke mos lejuar implantimin e embrionit.

 

  • Diagnoza:

•      Echografia: Ky test imazherik joinvaziv krijon një pamje shumë të mirë të uterusit . Mund të kryhet me rrugë transvaginale ose abdominale.•      Rezonancë magnetike (MRI) ose Skaner •      Histeroskopia: Gjatë një histeroskopie, mjeku juaj do të përdorë një pajisje të quajtur skop (një tub i hollë, fleksibël me një kamerë në fund) për të parë fibromat brenda mitrës tuaj. •      Histerosalpingografi (HSG): Kjo është një radiografi e detajuar ku fillimisht injektohet një material kontrasti dhe më pas merren rrezet X të mitrës. Teknikë e cila  përdoret më shpesh tek gratë që po ashtu i nënshtrohen vlerësimit të infertilitetit.     A mund të mbetem shtatzënë nëse kam fibroma të mitrës?Po, ju mund të mbeteni shtatzënë nëse keni fibroma. Nëse tashmë e dini se keni fibroma kur mbeteni shtatzënë, mjeku juaj do të punojë me ju për të zhvilluar një plan monitorimi. Gjatë shtatzënisë, trupi juaj lëshon nivele të larta të hormoneve. Këto hormone mbështesin rritjen e foshnjës tuaj. Megjithatë, ato gjithashtu mund të bëjnë që fibromat  tuaja të bëhen më të mëdhae kwshtu atom und të parandalojnë që fëmija juaj të jetë në gjendje të rrokulliset në pozicionin e duhur të fetusit, duke rritur rrezikun për një lindje podalike  ose paraqitje të gabuar të kokës së fetusit. Në raste shumë të rralla, ju mund të jeni në rrezik më të lartë për një lindje të parakohshme ose një lindje me prerje cezariane. Në disa raste, fibromat mund të kontribuojnë në infertilitet. Mund të jetë e vështirë të përcaktohet shkaku i saktë i infertilitetit, por disa gra mund të mbeten shtatzënë pas trajtimit për to.

 

  • Trajtimi :
  • Kur fibromat janë asimptomatike dhe kur natyra e tyre konfirmohet qartë me eko trajtimi do të jetë pritës. Duhen kryer kontrolle çdo vit me ekzaminim gjinekologjik dhe eko për të vlerësuar nëse përmasat janë në rritje e gjithashtu monitorim i fluksit menstrual.

Kirurgjikal: 1. Histerektomia( heqje kirurgjikale e mitres) – trajtim përfundimtar i fibromave, në rastet kur ato janë simiptomatike. Mund të bëhet me rrugë vaginal, abdominale ose laparoskopi.

  • Miomektomia – kryhet te femrat që duan fertilitet për të ardhmen. Mund te realizohet me laparoskopi ose histeroskopi.
  • Histeroskopia – për fibromat submukoze me përmasa më të vogla se 3-4 cm.
  • Laparoskopia – heqjen e fibromave subseroze dhe intramurale;

Medikamentoz:

•      Medikamente kundër dhimbjeve : Këto medikamente mund të përdoren për të menaxhuar shqetësimet dhe dhimbjet e shkaktuara nga fibromat. Medikamentet  përfshijnë acetaminofen dhe ibuprofen.•      Suplementet e hekurit: Nëse keni anemi nga gjakderdhja e tepërt, mjeku juaj mund t’ju sugjerojë gjithashtu të merrni një suplement hekuri.•      Kontraceptivët mund të përdoren gjithashtu për të ndihmuar me simptomat e miomave – veçanërisht gjakderdhje të rëndë.

  • Analogët e GnRH ( gonadotropine releasing hormone) – reduktojnë ndjeshëm përmasat e fibromave; ndalon hemorragjia nga frenimi estrogjenik. Përdoren në rastet me fibroma të mëdha duhet zvogëluar kështu përmasat para kirurgjisë.
  • Embolizmi i arteries uterine: për trajtimin e hemorragjive obstetrikale dhe gjinekologjike, duke futur një kateter nëpërmjet arteries femorale.
  • Terapitë orale: Elagolix është një terapi e re orale e indikuar për menaxhimin e gjakderdhjes së rëndë tek gratë në premenopauzë me fibroma simptomatike . Mund të përdoret deri në 24 muaj.

 

NENSI XHAXHO

 

 

 

 

 

 

62

Aknet dhe cikli menstrual!

Përpos ndryshimeve të humorit, dhimbjeve dhe përtacisë, e fundit gjë qe një vajzë me sindromin pre menstrual kërkon ëshë të shohë veten në pasqyrë per te zbuluar se I ka dalë një akne. Oh, jo! Përsëri!

Aknet menstruale, një sërë aknesh të cilat dalin në periudhën e menstruacioneve, janë të zakonshme për shumë femra. Sipas një studimi në arkivat e dermatologjisë rreth 63% e femrave me lekurë tendencë akneike, përjetojnë këto akne gjatë periudhës menstuale. Zakonisht fillojnë 10 ditë përpara dhe fillojnë të zbehen sapo gjakderdhja fillon.

 

Lidhja mes akneve dhe ciklit menstrual:

Cikli menstrual zgjat rreth 28 ditë. Të gjitha këo ditë janë të ndryshme në aspektin e ngjarjeve hormonale.

Në gjysmën e parë të ciklit, predominues është hormone estrogjen, ndëesa në gjysmën e dytë të tij, është progresteroni. Më pas nivelet e të dy hormoneve bien ne minimumet e tyre sapo gjakderdhja afron.

Ndërkohë që niveli I testosteronit (një hormone mashkullor I prodhuar në nivele të pakta nga femrat), qëndron I njejtë gjithë muajin.

Kjo do të thotë se përpara dhe gjatë menstruacioneve, testosteroni është me I lartë se nivelet e hormoneve femërore të cilat bien ne këtë periudhe. Te gjitha këto ndryshime që ndodhin në prapaskena me hormone, pasqyrohen edhe në lëkurë. Prodhohet sebiumi (një lëndë vajorë e cila shërben për të lubrifikuar lëkurën.)

E ndërkohë qe progresteroni rritet, lëkura “enjtet” dhe poret minimizohen, pra sebiumi në to, izolohet. Gjithashtu nivelet e larta të testosterone pranë kohës se menstruacioneve, indikojnë gjendrat sebace të prodhojnë më shumë yndyrë.

Për disa femra, yndyra sjell një lloj shkëlqimi te pëlqyeshëm, ndërsa për disa të tjera krijon një shtresë të bezdisur të trashë yndyre. Vaji siguron ushqim për bakterin P.acne. Ky bakter krijon akne  dhe inflamacion gjatë periudhës së menstruacioneve.

Fatëkeqësisht nuk mund të ndryshojmë lidhjen mes akneve dhe menstruacioneve, por mund të përfshijmë në rutinë disa gjëra që mund të bëjmë për to.

Veprimet praktike:

  • Shmang prekjen e fytyrës me duar
  • Pastro telefonin dhe mos e afro pranë faqeve kur flet
  • Mos konsumo duhan, duhani është factor ndihmues në të gjitha tippet e akneve
  • Ndërro shpesh këllëfët e jastëkut

Produktet qe duhet të përfshijmë në rutinë:

Acidi salicilkik- është një acid beta hidroksi, I cili ka dashuri për vajin. Futet thellë në pore dhe shkrin yndyrën në to.

Niacinamide- është vitamina B3 e cila balancon yndyrën dhe në përdorim afatgjatë I bën poret më pak evidente

Benzoyl peroxide- kremrat me benzoyl peroxide funksionojnë shumë mirë nëse aknet kanë dalë. Benzoyl peroxide I përthan ato dhe gjithashtu ka efekte antibakteriale. (kujdes: nuk është për lekurat e ndjeshme).

Pastrimi I dyfishtë I lëkures- me nje vaj ose uje micelar dhe më pas me larës ujor, ndihmon në pastrim efikas të lëkurës. Kështu edhe produktet që do vendosen më pas, do përthithen më mirë.

 

LËKURA JOTË GJATË CIKLIT:

Faza menstruale: dita 1-6

Progresteron I ulët- ulje e yndyrës

Estrogjen I ulet- ulje e mbrojtjes barrierës lëkurës

(lëkura mund të jetë sensitive, e thatë dhe dehidratuar)

Faza folikulare: dita 7-13

Estrogjen I lartë (me pikun e tij në ovulacion)

(lëkura është e hidratuar, barrierë e fuqishme dhe “cell turnover” të rritur. Lëkura eshte në ditët më të mira të saj)

Faza luteale: dita 14-28

Progresteron dhe testosterone I lartë- prodhohet më shumë yndyrë

(lëkura e thatë sheh shkëlqim, e yndyrshmja sheh akne)

 

Dr. Esi Kocaj

 

 

 

61

The pill – 72h.

Kontracepsioni urgjent mund të parandalojë shtatzëninë pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose nëse mënyra kontraceptive e përdorur ka dështuar – për shembull, një prezervativ është çarë ose keni harruar të merrni pilulën e rradhës së kontraceptivit.

 

Ekzistojnë 2 lloje të kontracepsionit urgjent:

  • Pajisja intrauterine (IUD ose spirale)
  • Pilula kontraceptive urgjente – Levonelle ose ellaOne (pilula “e ditës së nesërme”)

Të përgjithshme për pilulën urgjente:

  • Pilulën kontraceptive urgjente duhet marrë brenda 3 ditëve (Levonelle) ose 5 ditëve (ellaOne) pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur që të jetë efektive – sa më shpejt ta merrni, aq më efektiv do të jetë.
  • Marrja e pilulës urgjente Levonelle ose ellaOne mund t’ju japë dhimbje koke ose barku dhe t’ju bëjë të ndiheni ose të jeni të sëmurë.
  • Pilula urgjente mund të shkakojë që cikli juaj menstrual të jetë më i shkurtër ose më i gjatë, ose më i dhimbshëm se zakonisht.
  • Nëse brenda 2 orëve nga marrja e Levonelle ose 3 orëve nga marrja e ellaOne, ju shkaktohen të vjella, shkoni te mjeku juaj i përgjithshëm, farmacisti ose klinika e mjekësisë gjinekologjike, pasi do t’ju duhet të merrni një dozë tjetër ose të vendosni një pajisje intrauterine.
  • Nuk ka efekte anësore serioze nga përdorimi i kontracepsionit urgjent.
  • Kontracepsioni urgjent nuk shkakton abort.

Si funksionon pilula urgjente?

Levonelle

Levonelle përmban levonorgestrel, një version sintetik (i krijuar nga njeriu) i progesteronit; hormonit natyror të prodhuar nga vezoret. Marrja e saj mendohet se ndalon ose vonon lirimin e një veze (ovulimin). Levonelle duhet të merret brenda 72 orëve (3 ditë) pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur për të parandaluar shtatzëninë. Nuk ndërhyn në metodën tuaj të rregullt të kontracepsionit.

ellaOne

ellaOne përmban acetat ulipristal, i cili ndalon funksionimin normal të progesteronit. Kjo gjithashtu funksionon duke ndaluar ose vonuar lirimin e një veze. ellaOne duhet të merret brenda 120 orëve (5 ditëve) pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur për të parandaluar shtatzëninë.

Nëse merrni Levonelle ose ellaOne

Levonelle dhe ellaOne nuk vazhdojnë t’ju mbrojnë kundër shtatzënisë – nëse kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtura në çdo kohë pas marrjes së pilulës së urgjencës, mund të mbeteni shtatzënë. Ato nuk janë të destinuara për t’u përdorur si një formë e rregullt e kontracepsionit. Por ju mund të përdorni kontracepsionin urgjent më shumë se një herë në një cikël menstrual nëse keni nevojë.

 

Kush mund të përdorë pilulën e urgjencës?

Shumica e grave mund ta përdorin pilulën kontraceptive urgjente. Kjo përfshin dhe gratë që nuk mund të përdorin kontracepsion hormonal, të tilla si pilula e kombinuar dhe kontraceptivi “patch”. Mund ta përdorin edhe vajzat nën 16 vjeç.

 

Por ju nuk mund ta përdorni pilulën urgjente nëse:

  • Jeni alergjik ndaj ndonjë përbërësi të saj;
  • Keni astmë të rëndë;
  • Merrni ndonjë medikament që mund të ndërveprojë me të, si p.sh:
    • Medikamenti bimor St John’s Wort,
    • Disa medikamente të përdorura për trajtimin e epilepsisë, HIV-it ose tuberkulozit (TB),
    • Medikamente që ulin aciditetin e stomakut, si omeprazoli,
    • Disa antibiotikë më pak të përdorur (rifampicin dhe rifabutin)

ellaOne nuk mund të përdoret nëse tashmë jeni duke marrë një nga këto barna, pasi mund të mos funksionojë. Levonelle mund të përdoret ende, por doza mund të duhet të rritet.

Tregojini mjekut të përgjithshëm, infermieres ose farmacistit se çfarë ilaçesh po merrni dhe ata mund t’ju këshillojnë nëse janë të sigurt për të marrë me pilulën kontraceptive të urgjencës.

Ju gjithashtu duhet të lexoni broshurën e informacionit për pacientin, që vjen me medikamentin tuaj për më shumë informacion.

Ushqyerja me gji

Levonelle është e sigurt për t’u marrë gjatë ushqyerjes me gji. Edhe pse sasi të vogla të hormoneve në pilula mund të kalojnë në qumështin tuaj të gjirit, nuk mendohet të jetë i dëmshëm për fëmijën tuaj.

Siguria e ellaOne gjatë ushqyerjes me gji nuk dihet ende. Prodhuesi rekomandon që të mos ushqeni me gji për një javë pas marrjes së kësaj pilule.

Nëse tashmë jeni duke përdorur kontracepsion të rregullt

Mund t’ju duhet të merrni pilulën e urgjencës nëse:

  • Keni harruar të merrni disa nga pilulat tuaja kontraceptive të rregullta
  • E bëtë implantin tuaj kontraceptiv ose injeksionin kontraceptiv shumë vonë

 

Nëse keni marrë Levonelle, duhet: (sipas mënyrës së kontracepsionit që përdorni normalisht)

  • Të merrni pilulën tjetër kontraceptive, aplikoni një “patch” të re ose të vendosni një unazë të re brenda 12 orëve nga marrja e pilulës së urgjencës,
  • Vazhdoni të merrni pilulën tuaj të rregullt kontraceptive si gjithmonë,

 

Përdorni kontracepsion shtesë, siç janë prezervativët, për:

  • 7 ditë nëse përdorni “Patch-in”, unazën, pilulën e kombinuar (përveç Qlaira), implantin ose injeksionin,
  • 9 ditë për pilulën e kombinuar Qlaira,
  • 2 ditë nëse përdorni pilulën vetëm me progestogjen

 

Nëse keni marrë ellaOne:

  • prisni të paktën 5 ditë përpara se të merrni pilulën tjetër kontraceptive, të vendosni një “patch” të ri ose të vendosni një unazë të re

 

Përdorni kontracepsion shtesë, siç janë prezervativët, derisa të rifilloni kontracepsionin tuaj dhe për një shtesë:

  • 7 ditë nëse përdorni “patch-in”, unazën, pilulën e kombinuar (përveç Qlaira), implantin ose injeksionin
  • 9 ditë për pilulën e kombinuar Qlaira
  • 2 ditë nëse përdorni pilulën vetëm me progestogjen

 

Megjithatë mund të konsultoheni me një mjek i përgjithshëm ose infermiere më tej se kur mund të filloni të merrni kontracepsion të rregullt dhe për sa kohë duhet të përdorni kontracepsion shtesë.

Efektet anësore të përdorimit të pilulës së urgjencës

Nuk ka efekte anësore serioze ose afatgjata nga marrja e pilulës kontraceptive emergjente.

Por mund të shkaktojë:

  • dhimbje koke,
  • dhimbje barku,
  • ndryshimet në menstruacionet tuaja të ardhshme – mund të jenë më herët, më vonë ose më e dhimbshme se zakonisht
  • nauzei ose të vjella – kërkoni kujdes mjekësor nëse keni të vjella brenda 2 orëve nga marrja e Levonelle ose 3 orëve nga marrja e ellaOne, pasi do t’ju duhet të merrni një dozë tjetër ose të vendosni një IUD.

 

Konsultohuni me një mjek ose infermiere nëse simptomat tuaja nuk largohen pas disa ditësh ose nëse:

  • ju mendoni se mund të jeni shtatzënë,
  • mentruacionet e ardhshme janë më shumë se 7 ditë me vonesë,
  • menstruacionet janë më të shkurtra ose më të lehta se zakonisht,
  • keni dhimbje të papritur në pjesën e poshtme të barkut – në raste të rralla, një vezë e fekonduar mund të jetë implantuar jashtë mitrës (shtatzani ektopike)

Pavarësisht mungesës së efekteve anësore serioze ose afatgjata, pilula urgjente nuk është një mënyrë kontracepsioni afatgjatë dhe që rekomandohet të merret gjithmonë.

 

 

 

 

60

Blighted ovum – shtatzënia pa embrion

Veza “qorre” ose shtatzënia pa embrion (blighted ovum) është një fenomen në të cilin veza e fertilizuar implantohet në muret e mitrës, por nuk arrin të zhvillojë një embrion ose embrioni zhvillohet dhe më pas ndërpret zhvillimin e tij. Ndërkohë sakusi zhvillohet.

Arsyet pse kjo ndodh nuk dihen, por mund të jetë për shkak të anomalive kromozomale në vezën e fertilizuar. Ky fenomen ndodh në shtatzëninë e hershme, atëherë kur akoma nuk e ke marrë vesh se je shtatzënë. Mund të ndodhë që testi i shtatzënisë të rezultojë pozitiv dhe simptoma të ndryshme të shtatzënisë të jenë të pranishme. Hormonet e shtatzënisë po ashtu rriten. Në momentin kur embrioni ndërpret zhvillimin, bien nivelet e hormoneve dhe simptomat zhduken. Mund të vihen re dhimbje barku  të lehta ose hemorragji. Diagnoza vendoset nëpërmjet ekografisë ku shihet mungesa e embrionit.

Ky fenomen përfundon në abort. Disa femra zgjedhin të abortojnë në mënyrë natyrale, të tjera zgjedhin të marrin barna për ta nxitur atë.

Shumica e femrave që kanë patur një shtatzëni pa embrion arrijnë të kenë një shtatzëni të suksesshme më vonë. Nëse abortet janë të përsëritura atëherë duhet folur me mjekun në mënyrë që të zbulohet shkaku.

 

Dr. Ardi Prushi

Përgatiti: Eleni Koça

53

Dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale

Sa i zakonshëm është seksi i dhimbshëm?

Dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale është shumë e zakonshme – gati 3 në 4 gra kanë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale  gjatë jetës së tyre. Për disa gra, dhimbja është vetëm një problem i përkohshëm; për të tjerat, është një problem afatgjatë.

 

Dhimbja gjatë seksit mund të jetë një shenjë e një problemi gjinekologjik, siç janë kistet  në vezore ose endometrioza. Dhimbja gjatë seksit gjithashtu mund të shkaktohet nga problemet me përgjigjen seksuale, të tilla si mungesa e dëshirës (ndjenja e dëshirës për të bërë seks) ose mungesa stimulimit seksual (ndryshimet fizike dhe emocionale që ndodhin në trup si rezultat i stimulimit seksual )

 

 

Ku ndihet dhimbja gjatë seksit?

Ju mund të ndjeni dhimbje në vulvën tuaj, në zonën që rrethon hapjen e vaginës tuaj (e quajtur vestibule), ose në brendësi të  vaginës. Perineumi është një vend i zakonshëm i dhimbjes gjatë seksit. Ju gjithashtu mund të ndjeni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, rajonin e legenit, mitër ose në  fshikëzën urinare.

 

Kur duhet të shoh një profesionist të kujdesit shëndetësor në lidhje me seksin e dhimbshëm?

Nëse keni dhimbje të shpeshta ose të forta gjatë seksit, duhet të shihni një mjek obstetër-gjinekolog ose një profesionist tjetër të kujdesit shëndetësor. Është e rëndësishme të përjashtoni shkaqet gjinekologjike që mund të shkaktojnë dhimbjen tuaj. Mjeku juaj  gjithashtu mund t’ju ndihmojë të kuptoni  problemet me përgjigjen seksuale.

 

 

Çfarë i shkakton problemet e reagimit seksual?

Arsyet e mëposhtme janë ndër më të zakonshmet:

Gjendja juaj mendore – Emocione të tilla si frika, faji, turpi, ose sikleti për të bërë seks mund ta bëjnë të vështirë relaksimin. Kur nuk mund të relaksoheni, stimulimi është i vështirë dhe si rrjedhoje shoqërohet me dhimbje. Stresi dhe lodhja mund të ndikojnë në dëshirën tuaj për të bërë seks.

 

Probleme në marrëdhënien në çift – Problemet me partnerin tuaj mund të ndërhyjnë në përgjigjen tuaj seksuale. Një problem i zakonshëm  është një mospërputhje në nivelin e dëshirës së secilit prej partnerëve për të kryer marrëdhënie seksuale.

 

Ilaçet – Shumë ilaçe mund të zvogëlojnë dëshirën seksuale, përfshirë disa metoda  kontraceptive. Shumë ilaçe kundër dhimbjes gjithashtu mund të ulin dëshirën seksuale.

 

Kushtet mjekësore dhe kirurgjikale – Disa gjendje mjekësore mund të ndikojnë në mënyrë indirekte në përgjigjen seksuale. Këto kushte përfshijnë artritin, diabetin, kancerin dhe sëmundjet  e tiroides. Disa gra që kanë bërë operacion zbulojnë se kjo ndikon në imazhin e trupit të tyre, gjë që mund të zvogëlojë dëshirën e tyre për seks.

 

Partneri juaj – Nëse partneri juaj ka një problem seksual, kjo mund t’ju bëjë të  shqetësoheni. Nëse partneri juaj po merr një ilaç për  disfunksion erektil, ai mund të ketë orgazmë të vonë, e cila mund të çojë në marrëdhënie të gjata dhe të dhimbshme.

 

 

Cilat lloje të kushteve gjinekologjike mund të shkaktojnë dhimbje gjatë seksit?

 

Dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale mund të jetë një shenjë paralajmëruese e shumë sëmundjeve gjinekologjike. Disa nga këto kushte mund të çojnë në probleme të tjera nëse nuk trajtohen:

 

Çrregullime të lëkurës – Disa çrregullime të lëkurës mund të rezultojnë në ulcera ose çarje në lëkurën e vulvës. Dermatiti i kontaktit është një çrregullim i zakonshëm i lëkurës që prek vulvën. Është një reagim ndaj një substance irrituese, të tilla si sapunë të parfumuar, larës ose lubrifikantë. Mund të shkaktojë kruajtje, djegie dhe dhimbje. Trajtimi i çrregullimeve të lëkurës varet nga lloji i çrregullimit.

Vulvodynia – Ky është një çrregullim dhimbjeje që prek vulvën. Kur dhimbja kufizohet në vestibul (zona rreth hapjes së vaginës), ajo njihet si sindromi i vestibulitit vulvar (VVS). Ka shumë trajtime në dispozicion për vulvodyninë, përfshirë masat e vetë-kujdesit. Në disa raste, mjekimi ose operacioni mund të jenë të nevojshëm.

Ndryshimet hormonale – Gjatë perimenopauzës dhe menopauzës, ulja e niveleve të hormonit femëror estrogjenit mund të shkaktojë tharje vaginale. Terapia hormonale është një mundësi trajtimi. Përdorimi i një lubrifikanti gjatë seksit ose një hidratanti vaginal gjithashtu mund të jetë i dobishëm.

 

Vaginiti – Vaginiti, ose inflamacioni i vaginës, mund të shkaktohet nga një infeksion kërpudhor ose bakterial. Simptomat janë shkarkimi dhe kruajtja ose  djegia e vaginës dhe vulvës. Vaginiti mund të trajtohet me ilaçe

Vaginismus – Vaginismus është një tkurrje refleks (shtrëngim) e muskujve në hapjen e vaginës tuaj. Vaginismus mund të shkaktojë dhimbje kur përpiqeni të keni marrëdhënie seksuale. Vaginismus mund të trajtohet me forma të ndryshme terapie.

Lindja e fëmijës – Gratë që kanë pasur një episiotomi ose çarje në perineum gjatë lindjes mund të kenë dhimbje gjatë seksit që mund të zgjasin për disa muaj. Trajtimet përfshijnë terapi fizike, ilaçe ose kirurgji.

Shkaqe të tjera – Sëmundjet inflamatore të legenit, endometrioza dhe adezionet  janë të gjitha të lidhura me dhimbjen gjatë seksit.

 

 

A ka gjëra që një grua mund të bëjë vetë për të ndihmuar veten me dhimbjet gjatë seksit?

 

Nëse keni dhimbje gjatë seksit, shihni një ob-gyn ose një profesionist tjetër të kujdesit shëndetësor. Ekzistojnë gjithashtu disa masa të vetë-ndihmuese që mund të përpiqeni të lehtësoni dhimbjen gjatë seksit:

 

Përdorni një lubrifikant. Lubrifikantët e tretshëm në ujë janë një zgjedhje e mirë nëse përjetoni acarim ose ndjeshmëri vaginale. Lubrifikantët me bazë silikoni zgjasin më shumë dhe priren të jenë më të rrëshqitshëm sesa lubrifikantët e tretshëm në ujë. Mos përdorni vazelinë, vaj për fëmijë ose vaj mineral me prezervativë. Ato mund të shpërndajnë lateksin dhe të shkaktojnë çarjen e prezervativit.

 

Merrni kohë . Lini mënjanë një kohë kur as ju as partneri juaj nuk jeni të lodhur apo të shqetësuar.

Flisni me partnerin tuaj. Tregojini partnerit tuaj se ku dhe kur ndjeni dhimbje, si dhe cilat aktivitete ju duken të këndshme.

Provoni aktivitetet seksuale që nuk shkaktojnë dhimbje. Për shembull, nëse marrëdhënia seksuale është e dhimbshme, ju dhe partneri juaj mund të dëshironi të përqendroheni në seksin oral ose masturbimin reciprok.

Provoni aktivitete jo seksuale, por sensuale, si masazhi.

Merrni hapa për qetësimin e dhimbjeve para seksit: zbrazni fshikëzën tuaj, bëni një banjë të ngrohtë ose merni një ilaç kundër dhimbjeve pa recetë para marrëdhënieve seksuale.

Për të lehtësuar djegien pas marrëdhënieve seksuale, aplikoni akull ose një pako xhel të ngrirë të mbështjellë në një peshqir të vogël në vulvë.

 

 

Përpunoi: Ina Çala
Dr. Ardi PRUSHI

54

Dyshemeja pelvike – Inkontinenca urinare e effortit!

1.Çfarë është dyshemeja pelvike ?
Dyshemeja pelvike është struktura e poshtme e legenit, e përbërë nga muskuj të fuqishëm. Në këtë strukturë (grup muskujsh) ka disa hapësira të cilat bëjnë të mundur funskonimin normal të organeve viscerale – hiatusi urogenitale dhe anale. 

2. Për çfarë na shërben dyshemeja pelvike ? – 
Dyshemeja pelvike luan rol thelbësor në mbështetjen e organeve viscerale si zorrët e holla, rectumi, vezika urinare apo uterusi . Gjithashtu dyshemeja pelvike luan rol në mbajtjen e organeve në kavitet gjatë rritjes së presionit intra-abominal dhe mirefunksionimi I saj luan rol të madh në kontinencën urinare dhe fekale. 

3.Nëse nuk funskionon mirë, si ta dallojmë ?
Tek gratë pas lindjes (bëhet fjalë për gratë që lindin në rrugën vaginale) nga tensionimi dhe shterëzimet e forta që kryhen, këto muskuj mbajnë gjithë peshën e rritjes së presionit intraabominal dhe pësojnë një laksim qoftë të fibrave muskulare e qoftë të ligamenteve dhe fasciave mbajtëse e kështu do humbasi funksioni duke cuar në ptoze të organeve uro-genitale dhe rectale si dhe në incontinencë urinare/fekale.
Një grua që urinon në sforcim të madh si (të qeshurat, kollitja, tështimat) atëherë duhet të jetë në fazat fillestare të disfunksionit të dyshemesë pelvike e për këtë duhet ti drejtohet mjekut fizioterapeut për të marrë ushtrimet e duhura për forcimin e dyshemesë pelvike.

4.Cilat janë shkaqet që bëjnë që mos funskionojë mirë dyshemeja pelvike ?
Tek gratë, sikurse e përmenda mësipër shkaku kryesor është lindja vaginale si dhe sforcimet e kësaj zonë më së shumti se meshkujt pasi gratë kalojnë më shumë kohë në mbajtjen e fëmijës e cila con në sforcime të muskulaturës së dyshemesë pelvike. Gjithashtu gravidanca rrit presionin intraabominal dhe peshën që ushtrohet mbi këtë muskulaturë duke e laksuar akoma më shumë.

5.A është një problem që prek shumë gra ? Nëse po, pse nuk flitet për të ?
Fakti është se simptomatika fillon të shfaqet vonë në jetën e grave dhe gratë paraqiten tek mjeku atëherë kur problem bëhet vertet serioz dhe I paperballueshëm. Nga 25 milion amerikan që vuajnë nga inkontikenca urinare, 75-80% janë gra. Në shifra botërore thuhet se rreth 4-8% e popullatës së përgjithshme është e prekur nga inkontinenca urinare. Prevalenca në moshat mbi 70 vjec është 40%.
Duke marrë parasysh “sedrën” shqiptare, gratë e kanë të vështirë ta pranojnë dhe të paraqiten tek mjeku për këtë problem dhe paraqiten atëherë kur zgjidhja e vetme mbetet interventi kirurgjikal.  

6.Cilat janë grupet më të rrezikuara ?
Cdo grua ka potencialin të vuajë nga problemet e dyshemesë pelvike, duke filluar nga inkontinencat e stressit (effortit) e duke kaluar deri tek prolabimi I organeve të dyshemesë pelvike si hysteroptoza, recto/enterocela, cystocela. 

7.Çfarë lidhje ka dyshemeja pelvike me çrregullimet seksuale te gratë ? 
Sigurisht qe crregullime të dyshemesë pelvike ndikojnë në jetën seksuale qoftë të meshkujve dhe në mënyrë të padiskutueshme tek femrat. Simptomatikat e problemeve të dyshemesë pelvike përkthehen në mungesë të dëshirës seksuale, orgazma infrekuente dhe dyspareunia. 

8.Si bëhet rehabilitimi I dyshemesë pelvike  ?
Egzistojnë një sërë ushtrimesh të cilat funksionojnë dhe mbi të gjitha rekomandohen që këto ushtrime të kryhen në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar disfunksionin e dyshemesë pelvike si dhe për ta forcuar atë. – https://www.drardi.com/5-ushtrime-per-muskujt-e-legenit/
linku me ushtrimet (merr info nese do ose vej gjithe linkun)
Zgjidhjet në rastet e avancuara janë kirurgjikale invasive apo miniinvazive, në varësi të shkakut dhe rastit. 

9.Si këshillohet të veprojmë që të kemi më shumë dijeni dhe të kontrollojmë dyshemenë tonë pelvike ?
Duhet të jeni të vëmëndshme për cdo sinjal që trupi juaj ju jep. Gratë përgjithsisht e konsiderojnë normale lagien e të mbathurave në sforcime të mëdha, por jo, kjo nuk ështe aspak normale. Kjo është simptoma e parë e inkontinencës urinare të effortit dhe është momenti ku duhet të paraqitet tek mjeku si një situate ndoshta reversible pa kirurgji. 

10.A ka ndonjë ndryshim midis dyshemesë pelivike të burrae dhe grave ? Për shembull, cili mjek e bën kontrolline dyshemesë pelvike te burrat ?
Në vetvete ndryshimi qëndron në organet gjentiale në aspektin funksional dhe anatomik sesa në vetë logjikën e funskionimit të dyshemesë pelvike nga njëra gjini tek tjetra. Pra, qëllimi është I njëjtë, mbajtja e organeve, rezistenca ndaj presionit intraabominal dhe kontinenca uro-fekale.
Sigurisht tek meshkujt për arsyet që përmenda mësipër për faktorët e riskut tek femrat, rastet janë shumë më të rralla tek mëshkujt se tek femrat.
Mëshkujt sigurisht duhet të ndiqen tek mjeku urolog për problematika të tilla. 

52

Zonat Erogjene

Zonat erogjene janë zona të trupit të njeriut që kanë sensitivitet të rritur, stimulimi i të cilave mund të gjenerojë një përgjigje seksuale, si relaksimi, fantazitë seksuale, eksitim apo orgazëm.

Zonat erogjene janë të shpërndara në gjithë trupin e njeriut, por sensitiviteti i secilës varion dhe varet nga përqëndrimi i mbaresave nervore të cilat prodhojnë ndjesi të këndshme kur stimulohen.  Prekja e zonave erogjene të një personi tjetër konsiderohet si një akt intimiteti fizik.  Nëse personi e konsideron stimulimin e këtyre zonave të kënaqshëm apo e sheh me skepticizëm varet nga një sërë faktorësh që përfshijnë nivelin e eksitimit, situatën në të cilën ndodh, kontekstin kulturor, natyrën e marrëdhënies midis partnerëve dhe historinë personale të secilit.

Zonat erogjene klasifikohen në bazë të përgjigjes seksuale që prodhojnë.  Shumë njerëz eksitohen kur partneri i tyre prek lehtësisht kapakët e syve, vetullat, shpatullat, duart, krahët dhe flokët.  Prekja e lehtë e këtyre zonave stimulon partnerin gjatë paralojës dhe rrit nivelin e eksitimit.  Gjithashtu masazhimi i lehtë apo prekja e zonës abdominale së bashku me puthjen apo prekjen e kërthizës mund të shkaktojë një lloj stimulimi seksual.

Klasifikimi

Zonat specifike

Zonat specifike të shoqëruara me përgjigje seksuale përfshijnë buzët, thithkat së bashku me zonën genitale, duke veçuar penisin, klitorisin, pjesën tjetër të vulvës dhe lëkurën perianale.  Në këtë zonë mbaresat nervore janë më pranë sipërfaqes së jashtme të lëkurës sesa lëkura normale e qimëzuar. Densiteti nervor në këto zona është goxha i lartë dhe prandaj stimulimi i tyre ka aftësinë të prodhojë eksitim cerebral të gjeneralizuar.

Zonat jospecifike

Në këto zona, lëkura është e ngjashme me lëkurën normalisht të qimëzuar dhe ka densitet normal nervash dhe folikujsh qimesh.  Këto zona përfshijnë pjesët anësore dhe të pasme të qafës, pjesën e brendshme të krahëve, aksilat dhe kraharorin.

Organet genitale

Djemtë/Burrat

Djemtë/burrat eksitohen nga stimulimi i glansit dhe penisit, pjesa e përparme e skrotumit, pjesa midis skrotumit dhe anusit (e quajtur perineum) dhe përreth anusit.  Prostata mund të stimulohet nga brenda rektumit ose duke ushtruar presion në perineum pranë anusit.  Shumë meshkuj e përshkruajnë ndjesinë e stimulimit të prostatës të ngjashme me përshkrimet që femrat i bëjnë stimulimit të pikës G.

Vajzat/Gratë

Pjesë të vulvës, sidomos klitori janë zona erogjene. Ndërkohë që vagina nuk është sensitive në gjithë gjatësinë e saj, 1/3 e poshtme (zona pranë hyrjes) ka përqëndrim të lartë të mbaresave nervore dhe sjell shumë kënaqësi kur stimulohet.   Në këtë zonë, të quajtur edhe muri anterior i vaginës është e vendosur edhe ajo që quhet pika G tek femrat dhe në eksitim maksimal ndihet sfungjerore dhe më e ngritur se strukturat e tjera të vendosura aty.  Kur kjo zonë stimulohet mund të prodhojë eksitim, orgazëm ose ejakulim femëror.

Koka

Goja

Buzët dhe gjuha janë tepër sensitive dhe mund të stimulohen nga puthjet apo prekjet. Kafshimi i buzës gjithashtu mund të provokojë stimulim.

Qafa

Qafa, zona e klavikulave dhe pjesa e prapme e saj janë shumë të ndjeshme dhe mund të stimulohen nga puthjet, prekjet apo përkëdheljet.  Disa njerëz i shijojnë edhe kafshimet e lehta në këtë zonë.

Veshët

Disa njerëz i konsiderojnë përshpërimat, apo frymëmarrjet e lehta pranë veshit relaksuese dhe epshndjellëse, ashtu sikurse edhe prekjen me gjuhë, kafshimet, përkëdheljet sidomos në pjesën e llapës së veshit apo prapa tij.

Kraharori

Areola dhe thithkat kanë përqëndrim të lartë të mbaresave nervore.  I gjithë gjoksi ka një rrjet mbaresash nervore, numri i të cilave nuk ndryshon në varësi të madhësisë së gjoksit.  Prandaj ndonjëherë një gjoks më i madh kërkon një stimulim më të madh.

Stimulimi intensiv i thithkave mund të provokojë prodhimin e oksitocinës dhe prolaktinës, të cilat mund të kenë një efekt sinjifikant në organet genitale të individit, në të tillë nivel saqë personat mund të arrijnë orgazmën vetëm nga stimulimi i thithkave.  Stimulimi me gishtërinj apo oral është një eksperiencë mjaft e këndshme  për shumë persona të të dyja sekseve.

Abdomeni dhe kërthiza

Shumë njerëz e konsiderojnë stimulimin (puthjet, kafshimet, gudulisjet, përkëdheljet, gërvishtjet) në zonën e barkut e sidomos pranë regjionit pubik mjaft të këndshme dhe eksituese.  Kërthiza është një nga zonat erogjene me sensitivitet mjaft të rritur.  Prekja me gishtërinj apo majën e gjuhës në zonën e kërthizës apo poshtë saj prodhon ndjesi erotike.

Sakrumi

Sakrumi, kocka triangulare e vendosur në bazën e shtyllës kurrizore gjithashtu konsiderohet zonë erogjene.

Krahët

Lëkura e krahëve e sidomos lëkura e butë e pjesës së brendshme të krahëve dhe pjesa e përparme e brrylit janë shumë sensitive ndaj stimulimit manual apo oral.  Përkëdhelja me gishtërinj, gjuhë, qerpikë (butterfly kissing) mund të nxisë eksitim dhe në disa raste  orgazëm pa kontakt direkt me zonat genitale.  Pjesa e përparme e brrylit është specifikisht sensitive për shkak të lëkurës së hollë, çka i bën mbaresat nervore më lehtësisht të aksesueshme nga kontakti i jashtëm.  Sensitiviteti i krahëve mund të reduktohet ose të përqëndrohet në një sipërfaqje më të vogël për shkak të muskujve/obezitetit ose mund të maksimizohet kur lëkura është shumë e hollë.

Aksilat

Disa i konsiderojnë aksilat (sqetullat) si zona erogjene pavarësisht densitetit të mbaresave nervore dhe folikujve të qimeve të ngjashme me pjesën tjetër të lëkurës.  Stimulimi i ekzagjeruar oral ose digital (me gishtërinj) është përgjegjës për përgjigjjen sensuale të rritur.

Gishtërinjtë

Majat e gishtave kanë shumë mbaresa nervore dhe reagojnë edhe ndaj prekjeve shumë të lehta, kafshimeve apo ledhatimeve me gjuhë. Pjesët anësore të gishtërinjve janë më pak sensitive, por gudulisen më shpejt. Majat e gishtërinjve të njerëzve janë zonat e dyta më sensitive të trupit pas gjuhës.

Këmbët

Kofshët janë shumë sensitive ndaj prekjes, sidomos pjesët e brendshme të tyre. Gjithashtu  prekja e lehtë e pjesës së prapme të këmbëve apo gjunjëve mund të krijojë ndjesi sensuale.

Shputat dhe gishtat e këmbëve

Shputat dhe gishtërinjtë e këmbës kanë përqëndrime të larta të mbaresave nervore. Gjithashtu një rol të rëndësishëm në ndjesitë sensuale të krijuara nga prekja e kësaj zone të trupit vjen prej faktit që zona e trurit që merr impulse nga prekja e këmbëve është shumë pranë me zonën e trurit që merr impulse nga prekja e organeve genitale.  Masazhimi i këmbëve, përkëdhelja, puthja apo kafshimi i gishtërinjve mund të prodhojë stimulim seksual. Gjithashtu gudulisja është shumë e lartë në këtë zonë.

 

Dr.Ardi Prushi

Përgatiti: Dr.Frisiana Mirashi

 

51

Masters & Johnson

Puna e William Masters dhe Virginia Johnson ka dhënë një kontribut të madh në kuptimin më të qartë të seksualitetit njerëzor si nga ana shkencore dhe ajo sociale. Më poshtë do të flasim për punën e tyre kërkimore dhe se si ndikuan rezultatet e studimit të tyre në shoqëri.

Kush ishin Masters dhe Johnson?

Për kohën e sotme mund të duket si diçka e çuditshme, por ka ekzistuar një periudhë gjatë së cilës disa tema të caktuara nuk diskutoheshin në ShBA dhe as nuk studioheshin në akademi. Për shembull, seksi ka qenë një nga ato tema për të cilën nuk flitej lirisht dhe studiohej shumë përciptazi. Kjo ka qenë kështu deri në vitet 1950 kur William Masters nisi punën kërkimore mbi seksualitetin njerëzor.

William Masters ka qenë një gjinekolog amerikan i cili nisi punën e tij mbi seksualitetin në Universitetin e Uashington në vitet 1950. Ai ka drejtuar një studim vëzhgues mbi anatominë dhe fiziologjinë e marrëdhënieve seksuale dhe përgjigjes seksuale së bashku me asistenten e tij, Virginia Johnson.

Masters dhe Johnson u njohën në vitin 1957 kur William Masters punësoi Virginia Johnson  si asistenten e tij. Sipas autorit Thomas Maier, Masters dhe Johnson monitoroin në laborator vullnetarë të paguar gjatë marrëdhënieve seksuale. Ata u përfshinë edhe vet në studim si subjekte të tij dhe përfunduan duke u dashuruar me njëri-tjetrin. Maier pohoi se Masters dhe Johnson i kalonin shpesh pushimet e verës së bashku në shtëpinë e Masters ndërkohë që gruaja e tij, Libby dhe fëmijët udhëtonin. Gjithashtu në kohën kur martesës së Masters po i vinte fundi, Masters dhe Johnson udhëtonin bashkë çdo ditë të javës. Maier pohoi po ashtu se Masters kalonte më shumë kohë në laborator me kolegen e tij, Johnson se sa në shtëpi me fëmijët dhe gruan e tij. Masters u divorcua me gruan e tij të parë për t’u martuar me Johnson në vitin 1971. Masters dhe Johnson u divorcuan në 18 mars 1993. Pavarësisht kësaj ata vazhduan të punojnë së bashku.

Më parë, studimi i seksualitetit njerëzor (seksologjia) ka qenë një fushë e lënë pas dore për shkak të mendësisë që ekzistonte.

Alfred Kinsey dhe kolegë të tij në Universitetin e Indianës kishin publikuar më herët dy vëllime mbi sjelljet seksuale në vitet 1948 dhe 1953. Ato njihen si “Raportet e Kinsey” (Kinsey Reports) dhe të dyja kanë qenë revolucionare për kohën. Puna e Kinsey kishte të bënte me hetimin e shpeshtësisë në të cilën ndodhin një numër sjelljesh të caktuara në popullatë dhe ishte e bazuar në intervista personale, jo në vëzhgim laboratorik. Në ndryshim nga kjo, puna e Masters dhe Johnson ishte studimi i strukturës, psikologjisë dhe fiziologjisë së sjelljeve seksuale. Kjo u arrit duke vëzhguar në laborator masturbimet ose marrëdhëniet seksuale.

Fillimisht, pjesëmarrëset në studim ishin prostituta. Masters dhe Johnson shpjeguan se këto ishin një grup socialisht i izoluar, kishin njohuri mbi seksin dhe kishin dëshirë të mernin pjesë në studim. Nga 145 prostituta që morën pjesë, vetëm një pjesë e vogël u vlerësuan më tej mbi anatominë e gjenitaleve dhe përgjigjet fiziologjike. Në studime të mëvonshme u rekrutuan 382 femra dhe 312 meshkuj nga komuniteti. Pjesa më e madhe e tyre ishin të bardhë, me arsim të lartë dhe çifte të martuara.

Përveç gjithë punës shkencore, Masters dhe Johnson u përpoqën që të sillnin një ndryshim në mënyrën se si shoqëria e shihte seksin. Ata i paraqitën rezultatet e tyre në një mënyrë të tillë që e paraqiste seksin si një aktivitet i natyrshëm dhe i shëndetshëm që duhet shijuar dhe konsideruar si një burim kënaqësie dhe intimiteti.

Në periudhën kur ata kryen studimet, u lejua përdorimi i metodave që nuk ishin përdorur më parë dhe që nuk janë përdorur më që atëherë.

 

Dr. Ardi Prushi

Përgatiti: Eleni Koça