Vaksinimi Covid-19 gjatë shtatzënisë – Përditësim nga NHS dhe RCOG (30.06.2021)

Ky dokument vlen si një udhëzues I përkohshëm mbi vaksinimin ndaj Covid-19 në shtatzëni.
Materiali vjen si një punim I NHS (National Health Service UK) dhe do të inkorporohet në udhëzuesin e RCOG (Royal College of Obstetrics&Gynecology).

Disa të dhëna të vaksinave të vlefshme në Britaninë e Madhe (të cilat fatmirësisht ndodhen e në vendin tonë)

Pfizer-BionTech ka një efikasitet prej 95% kundrejt Covid-19  simptomatik

Astra-Zeneca ka një efikasitet prej 66.7% kundrejt Covid-19 simptomatik

Moderna ka një efikasitet prej 94.1% kundrejt Covid-19 simptomatik

Pranueshmëria e vaksinës në shtatzëni

Vaksinimi I duhet administruar shtatzënave në të njëjtën kohë si të popullatës tjetër, duke marrë parasysh moshën dhe riskun klinik.
Grave shtatzëna I duhet administruar vaksina Pfizer-BionTech ose Moderna por ato duhet të vazhdojnë me dozën e rradhës të Astra-Zeneca nëse dozën e parë e kanë marrë nga kjo vaksinë.

Efekte potenciale amtare dhe fetale

Shtatëzënat nuk u përfshinë në studimet e mëdha të randomizuara (trials) por gjithsesi deri në 7 Qershor 2021 rreth 120000 shtatzëna kanë marrë sëpaku një dozë Pfizer apo Moderna në ShBA, pa evidenca të ndonjë dëmi të identifikuar.
Në tërësi nuk ka risqe të njohura nga dhënia e vaksinave rekombinante apo inactive në shtatzëni apo gjatë gjidhënies e kështu nuk ka arsye të supozohet se efektet anësore të vaksinës së Covid-19 duhet të jenë të ndryshme krahasuar më popullatën e femrave jo shtatzënë.

Efekte anësore minore

Efekte anësore minore janë raportuar në popullatë duke përfshirë tharjen dhe djegien në vendin e injeksionit, dhimbjet e kokës apo lodhjes. Një raport I cili përfshin 35000 shtatzënat e para të vaksinuara patën pak a shumë të njëjtat efekte anësore minore si ato të popullatës së përgjithshme. Temperatura u vu re më së shumti në popullatën jo shtatzën, ndërkohë nauzea u vu re më shumë në popullatën shtatzën pas dozës së dytë të Moderna apo Pfizer.

Efektet fetale

Rezultatet e shtatzënive të vaksinuara me Pfizer/Moderna (mRNA vaccination) duken të ngjashme me grupin krahasues përpara instalimit të Covid-19. Rezultati më I shpeshtë në 724 lindje të gjalla (Shimabukuro et al) ishin preterm (9.4%), SGA (3.2%) dhe anomali kongenitale madhore (2.2%).
Asnje nga nënat të cilat lindën bebe me anomali kongenitale madhore nuk kishte administruar vaksinën Covid-19 në tremestrin e parë apo në periudhën prekoncepsion.

Transferimi I Anti-Trupave

Studimet kanë treguar prezencën e Anti-Trupave të SARS-CoV 2 në gjakun e kordonit umbilical dhe tek qumështi I gjirit si rezultat I infektimit të nënës me Covid-19 në shtatzëni. Këto gjetje sugjerojnë krijimin e imunitetit pasiv tek neonati.
Gjetje të ngjashme u treguan dhe tek neonatët, nënat e të cileve u vaksinuan më vaksinën Pfizer dhe Moderna.
Dy studime Cohort në 100 gra treguan prezencën e Anti-Trupave nga vaksina në gjakun umbilikal dhe qumështin e gjirit.
Gjithsesi, derimë tani grada e mbrojtjes nga këto Anti-Trupa nuk dihet.

Rekomandime për kohën e vaksinimit gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies

Këshilla:

Vaksinat Covid-19 mund të jepen në cdo kohë në shtatzëni (behet fjalë për Pfizer, Moderna, Astra-Zeneca)

Në situatat me risk minimal, mund të sugjerohet shtyrja e kohës së vaksinimit deri në 12J moshë shtatzënie, për t’u kryer sa më shpejt pas kësaj periudhe.

Në situatat me risk të lartë apo në gra që priten të përjetojnë simptomatikë të rëndë të Covid-19, vaksinimi duhet të kryhet sa më shpejt të jetë I mundur, përfshirën tremestrin e parë (1-12J).

Gratë në gjidhënie mund të vaksinohen pa asnjë problem, kurdoqoftë dhe pa ndërprerë gjidhënien.

Gratë të cilat po planifikojnë një shtatzëni apo po I nënshtrohen procedurave të trajtimit të infertilitetit mund të marrin vaksinën pa shtyrë datën e koncepsionit.

Shënim: Materiali i mësipërm është përkthim i kryer nga unë, dr. Ardi Prushi, për të sjellë të rejat më të fundit nga agjencitë zyrtare të shëndetit (NHS) dhe nga “Shoqata mbretërore e Obs-Gjin” Mbretëri e Bashkuar.
Duhet të kini parasysh se këto të dhëna mundet me kalimin e kohës të ndryshojnë duke qënë se Covid-19 është në përditësim të vazhdueshëm. 
Ju lutem, përpara se të merrni një vendim, këshillohuni me mjekun tuaj!

Bashkangjitur, link-u referues:

https://www.rcog.org.uk/globalassets/documents/guidelines/2021-06-30-coronavirus-covid-19-vaccination-in-pregnancy.pdf

Dr. Ardi PRUSHI

No Comments

Post A Comment